Të gjitha shifrat, në 61 bashki 1603 këshilltarë bashkiakë! Tirana me ‘parlamentin’ më të madh vendor

Të gjitha shifrat, në 61 bashki 1603 këshilltarë bashkiakë! Tirana me ‘parlamentin’ më të madh vendor

1678271943_777.jpg

Teksa partitë politike po kryejnë veprimet e fundit për tu regjistruar për zgjedhjet lokale të 14 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, paralelisht me procedurat që po kryen për këtë proces, ka publikuar po ashtu numrin total të këshilltarëve bashkiakë në 12 qarqet e vendit. KQZ-ja thekson se në 61 bashki numërohen 1603 këshilltarë bashkiakë, ku sigurisht pjesën më të madhe të kësaj “torte” e zë Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra apo dhe Elbasani.

Numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mundet të jetë më i vogël se numri mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse. Ky është kushti apo kriteri i parë që duhet të plotësohet në rastin e paraqitjes së listës shumeemreore ga subjekti zgjedhor. Gjithashtu lista  duhet të respektojë kuotën gjinore. Kjo do të thotë që numri i kandidatëve burra dhe gra duhet të jete i barabaratë dhe i njëpasnjëshëm në renditje. Mosrespektimi i këtij kushti ligjor passjellrefuzimin e listësshumemërore të kandidatëve për anëtarë të këshillit bashkiak. Respektimi i barazisë gjinore detyron paraqitjen e një liste shumemerore që mbyllet me një numër rendor çift.

Nga ana tjetër, neni 67, pika 4 përcakton se numri i kandidatëve në listë shumemërore qartazi ka edhe një kufi të sipërm. Sipas kësaj pike, ky numër është shtuar dy më shumë se numri i mandateve në zonën zgjedhore, por në çdo rast duhet të jetë i plotëpjestuar me 3 (tre).Nëse do të respektonim strikt këtë përcaktim, atëhere do të duhej të mos respektonim kuotën gjinore e cila në rastin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore është një rregullim i posaçëm.

Për këtë arsye, për të respektuar parimin e përcaktimit të kufirit të sipërm të listës shumemërore si dhe kushtin e barazisë gjinore konkludohet se,numri i kandidatëve në listën shumemërore të subjektit nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve të zonës zgjedhore. Kufiri i sipërm i listës së kandidatëve për anëtarë të këshillit bashkiak është numri i mandateve të asaj zone zgjedhore, shtuar 1 (një).

Bashkitë dhe numri i këshilltarëve

  1. Bashkia Berat 31 këshilltarë (32 kandidatë)
  2. Bashkia Kuçovë 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  3. Bashkia Poliçan 15 këshilltarë (16 kandidatë)
  4. Bashkia Skrapar 15 këshilltarë (16 kandidatë)
  5. Bashkia Dimal 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  6. Bashkia Bulqizë 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  7. Bashkia Dibër 31 këshilltarë (32 kandidatë)
  8. Bashkia Klos 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  9. Bashkia Mat 21 këshilltarë. (22 kandidatë)
  10. Bashkia Durrës 51 këshilltarë (52 kandidatë)
  11. Bashkia Krujë 31 këshilltarë (32 kandidatë)
  12. Bashkia Shijak 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  13. Bashkia Belsh 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  14. Bashkia Cërrik 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  15. Bashkia Elbasan 51 këshilltarë (52 kandidatë)
  16. Bashkia Gramsh 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  17. Bashkia Librazhd 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  18. Bashkia Peqin 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  19. Bashkia Prrenjas 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  20. Bashkia Divjakë 31 këshilltarë (32 kandidatë)
  21. Bashkia Fier 51 këshilltarë (52 kandidatë)
  22. Bashkia Lushnjë 41 këshilltarë (42 kandidatë)
  23. Bashkia Mallakastër 21 këshilltar (22 kandidatë)
  24. Bashkia Patos 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  25. Bashkia Roskovec 21 këshilltarë. (22 kandidatë)
  26. Bashkia Dropull 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  27. Bashkia Gjirokastër 31 këshilltarë (32 kandidatë)
  28. Bashkia Këlcyrë 15 këshilltarë (16 kandidatë)
  29. Bashkia Libohovë 15 këshilltarë (16 kandidatë)
  30. Bashkia Memaliaj 15 këshilltarë (16kandidatë)
  31. Bashkia Përmet 15 këshilltarë (16 kandidatë)
  32. Bashkia Tepelenë 15 këshilltarë (16 kandidatë)
  33. Bashkia Devoll 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  34. Bashkia Kolonjë 15 këshilltarë (16 kandidatë)
  35. Bashkia Korçë 41 këshilltarë (42 kandidatë)
  36. Bashkia Maliq 31 këshilltarë (32 kandidatë)
  37. Bashkia Pogradec 31 këshilltarë (32 kandidatë)
  38. Bashkia Pustec 15 këshilltarë (22 kandidatë)
  39. Bashkia Has 21 këshilltarë (32 kandidatë)
  40. Bashkia Kukës 31 këshilltarë (32 kandidatë)
  41. Bashkia Tropojë 21 këshilltarë. (22 kandidatë)
  42. Bashkia Kurbin 31 këshilltarë (32 kandidatë)
  43. Bashkia Lezhë 41 këshilltarë (42 kandidatë)
  44. Bashkia Mirditë 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  45. Bashkia Fushë – Arrëz 15 këshilltarë (16 kandidatë)
  46. Bashkia Malësi e Madhe 31 këshilltarë (32 kandidatë)
  47. Bashkia Pukë 15 këshilltarë (16 kandidatë)
  48. Bashkia Shkodër 51 këshilltarë (52 kandidatë)
  49. Bashkia Vau – Dejës 31 këshilltarë. (32 kandidatë)
  50. Bashkia Kamëz 41 këshilltarë (42 kandidatë)
  51. Bashkia Kavajë 31 këshilltarë (32 kandidatë)
  52. Bashkia Rrogozhinë 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  53. Bashkia Tiranë 61 këshilltarë (62 kandidatë)
  54. Bashkia Vorë 21 këshilltarë. (22 kandidatë)
  55. Bashkia Delvinë 15 këshilltarë (16 kandidatë)
  56. Bashkia Finiq 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  57. Bashkia Himarë 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  58. ‘Bashkia Konispol 15 këshilltarë (16 kandidatë)
  59. Bashkia Sarandë 31 këshilltarë (32 kandidatë)
  60. Bashkia Selenicë 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  61. Bashkia Vlorë 51 këshilltarë (52 kandidatë)


Lajmi kryesor:

14 maji, KQZ regjistroi sot 42 parti, miratohen në parim kërkesat për 4 kandidatë të pavarur! Nesër shqyrtohen 'të mëdhatë', vendoset  fati i PD


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë