14 maji, KQZ regjistroi sot 42 parti, miratohen në parim kërkesat për 4 kandidatë të pavarur! Nesër shqyrtohen 'të mëdhatë', vendoset  fati i PD

49  parti politike kanë dorëzuar në KQZ kërkesën për garuar në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.Komisioni qendror i zgjedhjeve miratoi sot kërkesa për 42 parti dhe nesër për 7 parti, përfshi 2 kampet e PD. Pra, nesër do të vendoset fati i Partisë Demokratike, nëse do të regjistrohet apo dhe cili prej kampeve do të regjistrohet. Komisioneri miratoi edhe kërkesat e paraqitura për regjistrim të komisioneve nismëtare për regjistrimin e 4 kandidatëve të pavarur, 2 në Korçë, 1 në Tiranë dhe 1 në Durrës.

Pas këtij regjistrimi paraprak, në 15 mars aplikohet për koalicionet dhe në 27 mars depozitohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie dhe lista shumë-emërore e kandidatëve për këshillat bashkiak sipas përkatësisë së koalicionit apo partisë. Më pas hidhet shorti për renditjen në fletët e votimit. Në prill pritet dhe shpërndarja e fondeve vjetore, por edhe për fushatë. Më 14 prill nis zyrtarisht fushata. 13 maji heshtje zgjedhore de 14 maji dita e votimit

Partitë që u miratuan sot

  1. Partia Socialdemokrate
  2. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë
  3. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve
  4. Partia e Gjelbër
  5. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar
  6. Partia Ora e Shqipërisë
  7. Partia Kombëtare Konservatore Albania
  8. Aleanca Arbnore Kombëtare
  9. Partia Demokristiane e Shqipërisë
  10. Partia Emigracioni Shqiptar
  11. Partia Komuniste e Shqipërisë
  12. Partia Qytetare Shqiptare
  13. Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen MEGA
  14. Partia Republikane Shqiptare
  15. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet
  16. Partia Shqiptare Atdheu
  17. Partia Uniteti Kombëtar
  18. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë
  19. Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane
  20. Lëvizja Punëtore Shqiptare
  21.  Nisma Thurje
  22. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
  23. Balli Kombëtar Demokrat
  24. Partia Konservatore
  25. Partia Lëvizja e Re
  26. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë
  27. Aleanca Demokracia e Re
  28. Partia Balli Kombëtar
  29. Partia Demokracia Sociale
  30. Personat me Aftësi të Kufizuar
  31. Aleanca Demokratike Shqiptare
  32. Lëvizja e Legalitetit
  33. Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
  34. Partia e Reformave Demokratike Shqiptare
  35. Bashkimi Liberal Demokrat
  36. Ardhmëria Shqiptare
  37. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare
  38. Partia Fryma e Re Demokratike
  39. Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian
  40. Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë
  41. Fronti i Majtë
  42. Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet

Regjistrohen komitetet nismëtarë për 4 kandidatë të pavarur

  • Eduart Muhamet Nallbani, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore Bashkia Tiranë, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
  • Iljan Gjergji Nastu, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore Bashkia Korçë, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.
  • Ismail Bujar Jakupi, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore Bashkia Durrës, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.
  • Lazjon Vangjel Petri, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore Bashkia Korçë, Bashkia Korçë, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.

Partitë që shqyrtohen nesër

  1. Partia Socialiste e Shqipërisë
  2. Partia e Lirisë
  3. Bindja Demokratike
  4. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
  5. Lëvizja Bashkë
  6. Partia Demokratike e Shqipërisë (Kërkesa e Rithemelimit)
  7. Partia Demokratike (Kërkesa e PD-së zyrtare)                                          

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:37
Të gjitha shifrat, në 61 bashki 1603 këshilltarë bashkiakë! Tirana me ‘parlamentin’ më të madh vendor

1678271943_777.jpg

Teksa partitë politike po kryejnë veprimet e fundit për tu regjistruar për zgjedhjet lokale të 14 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, paralelisht me procedurat që po kryen për këtë proces, ka publikuar po ashtu numrin total të këshilltarëve bashkiakë në 12 qarqet e vendit. KQZ-ja thekson se në 61 bashki numërohen 1603 këshilltarë bashkiakë, ku sigurisht pjesën më të madhe të kësaj “torte” e zë Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra apo dhe Elbasani.

Numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mundet të jetë më i vogël se numri mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse. Ky është kushti apo kriteri i parë që duhet të plotësohet në rastin e paraqitjes së listës shumeemreore ga subjekti zgjedhor. Gjithashtu lista  duhet të respektojë kuotën gjinore. Kjo do të thotë që numri i kandidatëve burra dhe gra duhet të jete i barabaratë dhe i njëpasnjëshëm në renditje. Mosrespektimi i këtij kushti ligjor passjellrefuzimin e listësshumemërore të kandidatëve për anëtarë të këshillit bashkiak. Respektimi i barazisë gjinore detyron paraqitjen e një liste shumemerore që mbyllet me një numër rendor çift.

Nga ana tjetër, neni 67, pika 4 përcakton se numri i kandidatëve në listë shumemërore qartazi ka edhe një kufi të sipërm. Sipas kësaj pike, ky numër është shtuar dy më shumë se numri i mandateve në zonën zgjedhore, por në çdo rast duhet të jetë i plotëpjestuar me 3 (tre).Nëse do të respektonim strikt këtë përcaktim, atëhere do të duhej të mos respektonim kuotën gjinore e cila në rastin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore është një rregullim i posaçëm.

Për këtë arsye, për të respektuar parimin e përcaktimit të kufirit të sipërm të listës shumemërore si dhe kushtin e barazisë gjinore konkludohet se,numri i kandidatëve në listën shumemërore të subjektit nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve të zonës zgjedhore. Kufiri i sipërm i listës së kandidatëve për anëtarë të këshillit bashkiak është numri i mandateve të asaj zone zgjedhore, shtuar 1 (një).

Bashkitë dhe numri i këshilltarëve

  1. Bashkia Berat 31 këshilltarë (32 kandidatë)
  2. Bashkia Kuçovë 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  3. Bashkia Poliçan 15 këshilltarë (16 kandidatë)
  4. Bashkia Skrapar 15 këshilltarë (16 kandidatë)
  5. Bashkia Dimal 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  6. Bashkia Bulqizë 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  7. Bashkia Dibër 31 këshilltarë (32 kandidatë)
  8. Bashkia Klos 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  9. Bashkia Mat 21 këshilltarë. (22 kandidatë)
  10. Bashkia Durrës 51 këshilltarë (52 kandidatë)
  11. Bashkia Krujë 31 këshilltarë (32 kandidatë)
  12. Bashkia Shijak 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  13. Bashkia Belsh 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  14. Bashkia Cërrik 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  15. Bashkia Elbasan 51 këshilltarë (52 kandidatë)
  16. Bashkia Gramsh 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  17. Bashkia Librazhd 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  18. Bashkia Peqin 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  19. Bashkia Prrenjas 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  20. Bashkia Divjakë 31 këshilltarë (32 kandidatë)
  21. Bashkia Fier 51 këshilltarë (52 kandidatë)
  22. Bashkia Lushnjë 41 këshilltarë (42 kandidatë)
  23. Bashkia Mallakastër 21 këshilltar (22 kandidatë)
  24. Bashkia Patos 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  25. Bashkia Roskovec 21 këshilltarë. (22 kandidatë)
  26. Bashkia Dropull 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  27. Bashkia Gjirokastër 31 këshilltarë (32 kandidatë)
  28. Bashkia Këlcyrë 15 këshilltarë (16 kandidatë)
  29. Bashkia Libohovë 15 këshilltarë (16 kandidatë)
  30. Bashkia Memaliaj 15 këshilltarë (16kandidatë)
  31. Bashkia Përmet 15 këshilltarë (16 kandidatë)
  32. Bashkia Tepelenë 15 këshilltarë (16 kandidatë)
  33. Bashkia Devoll 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  34. Bashkia Kolonjë 15 këshilltarë (16 kandidatë)
  35. Bashkia Korçë 41 këshilltarë (42 kandidatë)
  36. Bashkia Maliq 31 këshilltarë (32 kandidatë)
  37. Bashkia Pogradec 31 këshilltarë (32 kandidatë)
  38. Bashkia Pustec 15 këshilltarë (22 kandidatë)
  39. Bashkia Has 21 këshilltarë (32 kandidatë)
  40. Bashkia Kukës 31 këshilltarë (32 kandidatë)
  41. Bashkia Tropojë 21 këshilltarë. (22 kandidatë)
  42. Bashkia Kurbin 31 këshilltarë (32 kandidatë)
  43. Bashkia Lezhë 41 këshilltarë (42 kandidatë)
  44. Bashkia Mirditë 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  45. Bashkia Fushë – Arrëz 15 këshilltarë (16 kandidatë)
  46. Bashkia Malësi e Madhe 31 këshilltarë (32 kandidatë)
  47. Bashkia Pukë 15 këshilltarë (16 kandidatë)
  48. Bashkia Shkodër 51 këshilltarë (52 kandidatë)
  49. Bashkia Vau – Dejës 31 këshilltarë. (32 kandidatë)
  50. Bashkia Kamëz 41 këshilltarë (42 kandidatë)
  51. Bashkia Kavajë 31 këshilltarë (32 kandidatë)
  52. Bashkia Rrogozhinë 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  53. Bashkia Tiranë 61 këshilltarë (62 kandidatë)
  54. Bashkia Vorë 21 këshilltarë. (22 kandidatë)
  55. Bashkia Delvinë 15 këshilltarë (16 kandidatë)
  56. Bashkia Finiq 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  57. Bashkia Himarë 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  58. ‘Bashkia Konispol 15 këshilltarë (16 kandidatë)
  59. Bashkia Sarandë 31 këshilltarë (32 kandidatë)
  60. Bashkia Selenicë 21 këshilltarë (22 kandidatë)
  61. Bashkia Vlorë 51 këshilltarë (52 kandidatë)
K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/03/2023 01:14

    Nje pjese e mire e tyre nga emri, duken me shume si shoqata se sa si parti,s.d.q.ky numer kaq i madh tregon dy gjera qe-1-demokracia pluraliste funksionon dhe se 2- shqipot vdesin per pak pushtet e karrige,do te donin te gjithe te ishin kryetare partish.

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 08/03/2023 13:49

    I vetmi vënd në Bot që bën çudira, një vënd me 3000.000 miljon banor e me 100 parti. Kaq parti ska Gjermania që është me 85 miljon banor. Kjo tregon idjotësin e Shqiptarve që lejon kto parti mashtruse të ekzistojn. Që njëri i bie patkojt e tjetri gozhdës e mjera Shqipëri me ktë lloi karalloi.

    Përgjigju
  • Beni: 08/03/2023 13:40

    Nuk ngeli hajdut dhe idiot pa' hapur parti o ju hongert kolerja mer njeres te cmen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë