Të gjithë burrat heteroseksualë dorë
për dore për një arsye shumë të fortë

Të gjithë burrat heteroseksualë dorë<br />për dore për një arsye shumë të fortë
Sulmi që është bërë ndaj një çifti gay fundjavën e kaluar në qytetin hollandez Arnhem, ka shërbyer si një shtysë për nismën “Të gjithë meshkujt dorë për dore”.
 
Ronnie Sewratan-Vernes  dhe Vernes-Sewratan kishin dalë gjatë fundjavë sëbashku, kur një grup të rinj i kanë sulmuar ato, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup madje njërit prej tyre ia  thyen dhëmbët.
 
Çifti e kishte mbajtur të fshehtë lidhjen e tyre, por atë ditë ata zgjodhën të ktheheshin dorë për dore për në shtëpi. Kjo gjë i ka acaruar të rinjt të cilët i kanë goditur dhe më pas u larguan me shpejtësi.
 
Ky reagim ndaj tyre është dënuar nga shumë holandezë dhe në përgjigje të këtij sulmi, parlamentarët në Hollandë, Alexander Pechtold dhe Wouter Koolmees vendosën të ecnin dorë për dore në mbështetje të tyre.
 
Ata mbërritën sëbashku për negociatat mbi formimin e një qeverie të re holandeze.
 
Kjo nismë u shtri në të gjithë vendin. Ishte gazetarja Barbara Barend e cila bëri një status në Twitter ku u bëri thirrje të gjithë burrave që të bashkohen.
 
Ajo shkruan se shkollat duhet të mësojnë fëmijët se homoseksualiteti është diçka normale dhe ka inkurajuar të gjithë mësuesit homoseksualë që të dalin hapur pasi sipas saj, nuk ka arsye për ta fshehur.
 
Shumë prej tyre iu përgjigjën dhe vendosën që në daljet e tyre publike të ecnin dorë për dore. Sulmi u dënua nga shumë politikanë duke përfshirë dhe kryeministrin Mark Rutte.
 
Ata janë fotografuar në rrjetet sociale të kapur dorë për dore dhe më pas i kanë publikuar ato në rrjetet sociale me hashtagun # Të gjithë meshkujt dorë për dore.

[gallery]21704[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

'Zgjedhjet në PS këtë të premte', Braçe ironizon Metën: Nuk do jenë si ato që u shpall president pa bërë zgjedhjet

'Zgjedhjet në PS këtë të premte', Braçe ironizon Metën: Nuk do jenë si ato që u shpall president pa bërë zgjedhjet