Gjatë tre ditëve të fundit, policia ka ndërmarrë një operacion për të identifikuar autorët e grabitjeve të banesave, e kryesisht në zonën bregdetare të Gjirit të Lalzit.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se në një javë, vetëm në këtë zonë janë më shumë se 10 banesa të grabitura, ndërsa sendet me vlerë të marra prej andej kapin vlerën e miliona lekëve.

Vetëm në 3 banesa, sipas pronarëve të tyre, janë grabitur sende me vlerë e një shumë parash që shkon deri në 50 milionë të vjetra.

Policia ka dyshime se grupi i grabitësve funksionon me të paktën 4 persona, dy prej të cilëve dushohet të jenë shtetas kosovarë.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se numri i grabitjeve të banesave në zonat bregdetare ka qenë i lartë.