Karim Benzema fiton 'Topin e Artë'! Gavi talenti i vitit, Courtois portieri më i mirë! Lewandowski mbetet jashtë podiumit

Karim Benzema fiton 'Topin e Artë'! Gavi talenti i vitit, Courtois portieri më i mirë! Lewandowski mbetet jashtë podiumit

Karim Benzema me 'Topin e Artë'

Karim Benzema është fituesi i Topit të Artë 2022. Mbrëmjen e së hënës në Paris, sulmuesi i Real Madrid është kurorëzuar si futbollisti më i mirë i sezonit 2021-22. 34 vjeçari (më i vjetri që ka fituar këtë trofe në 66 vite) shënoi 42 gola sezonin që lamë pas, duke qenë çelësi kyç për suksesin e Real Madrid në Champions League dhe në La Liga. Sukseset e njëpasnjëhme dhe rëndësia e tij për ekipin ka bërë që "France Football" me organizatorët të shpallnin francezin si lojtarin e vitit.

Sulmuesi i Francës ka lënë pas emra si Mane dhe De Bruyne, teksa Lewandowski nuk ka dalë në fron. Vetëm në vendin e katërt polaku i Barcelonës. Në kategoritë e tjera, Gavi i Barcelonës ka fituar trofeun e lojtarit të ri më të mirë. Portieri më i mirë u shpall Courtois i Real Madrid, teksa Mane fitoi çmimi "Socrates" për futbollistin më social. Futbollistja më e mirë femër u shpall Alexia Putellas, lojtarja e Barcelonës. Klubi i vitit u shpall Manchester City ndërsa Lewandowski mori çmimin "Gerd Muller" për golashënuesin historik.

Trofetë e fituar:

Topi i Artë 2022 - Karim Benzema

Lojtari i ri më i mirë: Gavi

Çmimi "Socrates" për futbollistin më social: Sadio Mane

Topi i Artë për femrat - Alexia Putellas,  futbollistja e Barcelonës

Çmimi "Gerd Muller" - Robert Lewandowski

Portieri më i mirë i sezonit - Thibaut Courtois, Real Madrid

Klubi i vitit - Manchester City

    Renditja e 30 futbollistëve më të mirë në botë:

    1. Benzema (Real Madrid)
    2. Mané (Bayern Munchen)
    3. De Bruyne (Manchester City)
    4. Lewandowski (Barcelona)
    5. Salah (Liverpool)
    6. Mbappè (PSG)
    7. Courtois (Real Madrid)
    8. Vinicius Jr. (Real Madrid)
    9. Modric (Real Madrid)
    10. Haaland (Manchester City)
    11. Son (Tottenham)
    12. Mahrez (Manchester City)
    13. Haller (Borussia Dortmund)
    14. Rafael Leao (Milan)
    14. Fabinho (Liverpool)
    16. Van Dijik (Liverpool)
    17. Casemiro (Real Madrid)
    17. Dusan Vlahovic (Juventus)
    17. Luis Diaz (Liverpool)
    20. Cristiano Ronaldo (Manchester United)
    21. Harry Kane (Tottenham)
    22. Bernardo Silva (Manchester City)
    22. Phil Foden (Manchester City)
    22. Trent Alexander-Arnold (Liverpool)
    25. Joao Cancelo (Manchester City)
    25. Joshua Kimmich (Manchester City)
    25. Mike Maignan (Milan)
    25. Cristopher Nkunku (RB Lipsia)
    25. Darwin Nunez (Liverpool)
    25. Antonio Rudiger (Real Madrid)

    Rendit zhvillimet sipas orarit:
    Ora 22:51
    Karim Benzema frymëzohet nga Tupac, zgjedh veshjen e njëjtë si reperi për të marrë trofeun e 'Topit të Artë'

    1666039827_page.jpg

    Karim Benzema është fitueis i Topit të Artë 2022. Vëmendje ka marrë edhe veshja e tij. Sulmuesi i Real Madrid ka zgjedhur që të rikrijojë pamjen e reperit më të njohur të të gjitha kohërave, Tupac Shakur.

    Benzema kishte zgjedhur një kostum të zi, të shoqëruar me një papion me butona, njësoj sic kishte bërë reperi Tupac në ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore. Edhe aksesori që kishte zgjedhur ishte i njëjtë me atë të artistit amerikan, një palë syze me skelet floriri.

    Ora 22:46
    Fitoi 'Topin e Artë', zbulohet shuma e majme që përfiton Benzema

    Karim Benzema fitoi "Topin e Artë" për vitin 2022. Sulmuesi 34 vjeçar i Real Madrid ia doli të shënojë 42 gola sezonin e shkuar, duke fituar çdo gjë të mundshme me Galaktikët. Sukseset e njëpasnjëhme dhe rëndësia e tij për ekipin ka bërë që "France Football" me organizatorët të shpallnin francezin si lojtarin e vitit 2022.

    Mediet franceze bëjne me dije se shuma që do përfitojë Benzema nga trofeu është afërsisht 1 milionë euro. Në pamje të parë duket një shumë simbolike, në krahasim me pagën e tij te Real Madrid dhe përfitimet nga sponsorët.

    Ora 22:08
    Me lot në sy dhe i emocionuar, Benzema ia kushton 'Topin e Artë' nënës së tij: Ëndërr që bëhet realitet

    Karim Benzema fitoi "Topin e Artë" për vitin 2022. Sulmuesi 34 vjeçar i Real Madrid ia doli të shënojë 42 gola sezonin e shkuar, duke fituar çdo gjë të mundshme me Galaktikët. Pas ndarjes së trofeut nga Zidane, Benzema u shpreh i emocionuar dhe ia kushtoi suksesin nënës.

    "Është një ëndërr e jashtëzakoshnshme që bëhet realitet. Dua të falenderoj nënën time, e ftoj në skenë. Jam shumë i emocionuar. Lojtarët e Real Madrid kanë meritë në gjithë këtë sukses, pa ta nuk do ia dilja. Një emocion që nuk gjej fjalë. Kam bërë gjëra historike me ekipin.

    Batuta - Nëse do luante në ekip Ronaldo Fenomeni dhe Zidane, nuk do doja që të luaja para tyre", tha Benzema.

    Ora 22:04
    VIDEOLAJM/ I qetë në maksimum, ja si reagoi Benzema kur u shpall fitues i ‘Topit të Artë’

     

    Karim Benzema fiton Topin e Artë. Ai ishte krejtësisht i qetë, teksa po priste çmimin. Diçka e tillë ishte e pritshme, pasi futbollisti i Real Madrid ishte favorit absolut për shkak të asaj që ka dhënë në sezonin 2021/2022 për  madrilenët.

    Ora 21:37
    Karim Benzema fiton Topin e Artë

    Karim Benzema është fituesi i Topit të Artë 2022. Trofeu u dorëzua nga Zinedine Zidane. Në moshën 34 vjeçare sulmuesi i Real Madrid është në majën e botë si futbollisti më i mirë.

    1666039249_Screenshot1.jpg

    Ora 21:36
    VIDEOLAJM/ Është më shumë se futboll...mënyra e veçantë e hapjes së ceremonisë së ‘Topit të Artë’

    Është më shumë se futboll…Ceremonia e ‘Topit të Artë’ është zgjedhur që të hapet në një mënyrë të veçantë. Në skenë është ngjitur tenori italian  Andrea Bocelli duke kënguar të famshmen "Nesun Dorma". Ndërkohë që në sfond ishin të vendosur edhe të gjithë fituesit e Topit të Artë.

    Ora 21:32
    Portieri më i mirë i sezonit, Courtois në majën e botës

    Courtois portieri më i mirë në botë - Thibaut Courtois i Real Madridit është portieri më i mirë i sezonit 2021-22. Belgu u votua si më i miri në botë për sezonin e kaluar. Trofeu u dha nga Sebastien Haller në ceremoninë e Topit të Artë.

    Renditja:

    1) Thibaut Courtois
    2) Alisson Becker
    3) Ederson
    4) Edouard Mendy
    5) Mike Maignan
    6) Kevin Trapp
    7) Manuel Neuer
    8) Jan Oblak
    9) Yassine Bounou
    10) Hugo Lloris

    1666039190_32LL8F8highres.jpg

    Ora 21:17
    Theu rekordin e Gerd Muller, Lewandowski merr çmimin e golashënuesit historik

    Trofeu Gerd Muller - Fitues i Topit të Artë, kampion i Evropës, tre herë në Champions League, Kampion Bote dhe që u nda nga jeta në vitin 2021, titulli i golashënuesit më të mirë i kushtohet sulmuesit historik të futbollit botëror. Robert Lewandowski ka thyer numrat dhe rekordet e tij dhe është shpërblyer në skenën e Theatre du Chatelet.

    1666038960_32LL88Chighres.jpg

    Ora 21:03
    Futbollistja më e mirë femër është e Barcelonës, Putellas merr 'Topin e Artë' për herë të dytë radhazi

    Alexia Putellas, futbollistja e Barcelonës ka fituar "Topin e Artë" për femra për të dytën herë radhazi. Më mira e sezonit 2001-22 i takon vajzave të Barcelonës. Çmimi u dha në ceremoninë e Topit të Artë në Paris.

    Renditja e futbollisteve femra më të mira:

    1) Alexia Putellas
    2) Beth Mead
    3) Sam Kerr
    4) Lena Oberdorf
    5) Aitana Bonmati
    6) Alexandra Popp
    7) Ada Hegerberg
    8) Wendie Renard
    9) Catarina Macario
    10) Lucy Bronze

    1666039129_32LL84Mhighres.jpg

    Ora 20:55
    Çmim i veçantë për Mane, mbetet futbollisti i popullit

    Sadio Mane është zgjedhur në ceremoninë e Topit të Artë që po mbahet në Paris si njeriu i popullit. Ai ka fituar "Trofeun Socrates", në nder të ish-legjendës së Brazilit. Për kontributin për komunitetin dhe bamirësitë e tij, Mane është nderuar me këtë çmim.

    Ora 20:51
    Talenti i vitit mbetet te Barcelona, Pedri i lë vendin Gavit

    Bota e futbollit ka mësuar talentin e ri më të mirë për këtë vit. Trofeu i parë në ceremoninë e Topit të Artë në Paris ka shkuar për futbollistin e Barcelonës, 18 vjeçarin Gavi. Nga Pedri (vjet) te Gavi, duket se Barça ka në ekip talente të vlefshëm. Trofeu u dorëzua nga fenomeni Ronaldo.

    Renditja e talenteve:

    1) Gavi
    2) Eduardo Camavinga
    3) Jamal Musiala
    4) Jude Bellingham
    5) Nuno Mendes
    6) Josko Gvardiol
    6) Ryan Gravenberch
    8) Bukayo Saka
    9) Karim Adeyemi
    10) Florian Wirtz

    Gavi

    S.DH/Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



    ×

    Lajmi i fundit

    VIDEO/ Plazh në prill, fundjava e gjen Shengjinin plot me pushues. Uji ende i ftohtë, por më guximtarët ia dalin të notojnë

    VIDEO/ Plazh në prill, fundjava e gjen Shengjinin plot me pushues. Uji ende i ftohtë, por më guximtarët ia dalin të notojnë