Të gjithë mund të bëjmë qëndrim më dinjitoz e më patriotik

Të gjithë mund të bëjmë qëndrim më dinjitoz e më patriotik

Në mënyrë absurde, ekziston një kategori, që veten e quajnë politikanë, por në fakt nuk e meritojnë as të jenë shtetas shqiptarë, që sot thuajse ishin të lumtur e entuziastë për "jo" që mori edhe njëherë Shqipëria! Kjo kategori e politikanëve që gëzon e bën politikë mbi disfatën e vendit dhe të qytetarëve, e konsideruan si një sfidë të Ramës dhe një humbje të tij faktit se nuk u çelen sot negociatat!

Në fakt, në cilësinë e Kryeministrit të vendit tonë, Rama, jo vetëm që këtë herë nuk ka faje, por sjellja e tij në raport me BE është sjellje dinjitoze prej një lideri, që sovranitetin e vendit e përdori kur duhej! Disa, thuajse duke keqpërdorur opinionin publik për të përfituar politikisht e konsideruan reagimin e Ramës si jo në lidhje me mundësinë e pjesëmarrjes së tij në Samitin e sotëm të Këshillit Europian, por në fakt, Rama përmes reagimit të tij, nuk aludojë e as nuk deklarojë mospjesëmarrjen e tij, por nënvizojë se:  në do të shkojmë, por nuk do të ketë gjëra të reja!

Ka një të vërtet të madhe, se nuk është faji i Ramës që po bën 12 vjet në pushtet, por është faji i gjithë shoqërisë dhe i Opozitës që vazhdon të jetojë në një botë sureale të ndalur në fillimin të viteve '90! Megjithatë, është po aq e vërtetë se në thuajse 12 vjet, për çdo herë Shqipëria merr vetëm jo nga BE, duke shpikur për çdo rast ndonjë kauzë si për të justifikuar "Jo"! Nëse, kemi thuajse 11 vjet  që marrim vetëm "jo"  për avancimin e integrimit është e sigurt se këtë nuk e marrim vetëm për faj të Qeverisë, por edhe të BE! Mandje, vetë Shulz e pranojë se BE i ka zhgënjyer vendet e Ballkanit Perëndimor e ky zhgënjim mund të ketë pasoja edhe në rendin e sigurinë e brendshme dhe në stabilitetin e brendshëm politik të këtyre vendeve!

Sjellja e vazhdueshme dhe e pa shpjegueshme e  vendeve të BE i ka zhgënjyer qytetarët shqiptarë që gjithnjë e më shumë e kanë humbur besimin se një ditë mund të jenë pjesë e BE duke aluduar sikur ne jemi të padëshiruar për shkak të kombësisë tonë, historisë tonë dhe për vetë faktit të ekzistencës tonë!

BE, me sjelljen e saj dhe sidomos me dështimin e samitit të sotëm rrezikon seriozisht t'i nxis vendet e Ballkanit të gjejnë alternativa të reja që jo detyrimisht të lidhen me BE dhe po ashtu jo detyrimisht mund të jetë në një linjë interesit më të!

Ai që ka lindur në vitin 1990 sot ka 32 vjeç dhe ai që ishte 30 vjet në ato vite, sot është më shumë se 60 vjeç! Të parët, tashmë nuk kanë as iluzionin se integrimit dhe anëtarësimi i plotë mund të ndodhë e ndërsa të dytët, tashmë thuajse i kanë shuajtur shpresat nëse do të kenë mundësi nga jeta për ta përjetuar personalisht atë moment të rëndësishëm! Kjo nënkupton se 32 vite tranzicion nuk janë pak, dhe tashmë për ndërrohen brezat në Shqipëri e të gjithë së bashku vazhdojnë të jetojnë me ëndrrën se një ditë Shqipëria do të jetë në BE!

Përballë këtij realiteti dhe përballë sjelljes së BE ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, duhet të na bëj të gjithëve të sillemi në mënyrë më dinjitoze dhe patriotike duke mbrojtur interesat! Ka një rrymë me disa qytetarë, që sa herë Shqipëria dështon në arenën ndërkombëtare edhe kur nuk është fajtore, gëzohen e lumturohen me dështimet e padrejtësitë e vendit tonë duke harruar se jemi ne që e mbajmë peshën mbi supet tona!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen