Të gjithë të pranishmit për të monitoruar evakuimin kurd: Rusia, Turqia, SHBA dhe Siria

Të gjithë të pranishmit për të monitoruar evakuimin kurd: Rusia, Turqia, SHBA dhe Siria

Në agimin e 1 nëntorit, të gjithë janë duke patrulluar në Siri. Edhe ata që nuk u duhej, dhe kishin njoftuar tërheqjen e tyre. Të gjithë (ose pothuajse) për të kontrolluar evakuimin efektiv të detyruar të luftëtarëve kurdë, të cilët mbronin territorin e tyre.

Rusët, Turqit, Sirianët, Amerikanët. Milicitë pro-arabe turke dhe rebelët arabë pro-sirianë. Shërbimet e inteligjencës të të gjitha palëve të përfshira. Dhe, natyrisht, kurdët, të cilët luftojnë në këtë fazë kaotike për ta lënë zonën që deri dje ishte nën kontrollin e tyre.

Veriu i Sirisë gjithnjë e më shumë duket se nuk është një zonë e sigurisë, por është e kundërta, kur ushtritë turke dhe siriane, kundërshtarët, përballen me njëri-tjetrin për herë të parë, dhe tashmë kanë filluar përleshjet.

Në një intervistë televizive, Presidenti Bashar al-Asad paralajmëron: "Nëse pushtuesi turk nuk largohet nga Siria, nuk ka alternativë veç luftës". Deklaratë që padyshim shkakton shqetësim në të gjithë rajonin.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha në një postim në Twitter se patrullimet e përbashkëta “me njësi tokësore dhe ajrore” janë duke u zhvilluar në lindje të qytetit kufitar sirian, al-Darbasijah.

Më 22 tetor, presidenti turk, Erdogan, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë rënë dakord për të ndarë kontrollin në zonat kufitare në verilindje të Sirisë, duke iu dhënë kurdëve 150 orë kohë për t’u larguar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:39
Sondazhi/gjermanët e duan Turqinë jashtë NATO-s

 

Sipas DW, operacioni ushtarak i Turqisë në veri të Sirisë, i ka rënduar edhe më tej marrëdhëniet e Truqisë me NATO-n. Ndaj edhe thirrjet për përjashtimin e Turqisë nga aleanca po përforcohen.

Sondazhet e fundit tregojnë se shumica e gjermanëve mbështesin përjashtimin e Turqisë nga NATO.

 – e madje këtë ide e përkrahine dhe mjaft politikanë.

Krahas politkikanëve të majtë edhe kryetari i grupit parlamentar të socialdemokratëve, Rolf Mützenich, e vë në pikëpyetje antarësimin turk në NATO.

Agjencia Gjermane e Lajmeve, (DPA) thotë se 58 përqind e të anketuarve janë shprehur për përjashtimin e Turqisë nga NATO dhe vetëm 18 përqind janë kundër këtij opsioni.

Për qeverinë turke operacioni ushtarak në veri të Sirisë ‘ishte një sukses i madh’ por njëkohësisht ky mision është në një situatë të qartë të konfliktit të interesit me shumicën e vendeve të NATO-s.

Ky operacion, vazhdon DW, ka forcuar edhe konkurrenten më të madhe të NATO-s, Rusinë.

Megjithatë, një përjashtim i Turqisë nga NATO në aspektin ligjor nuk ka gjasa e madje është pothuajse i pamundur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'