Të hënën 472 shërbime kalojnë online, Rama: Sportelet nuk do të mbyllen menjëherë (VIDEO)

TIRANE-Ditën e hënë në datë 6 janar do të nisë kalimi në online i një pjese të shërbimeve. Saktësisht janë 472 aplikime për shërbime që deri tani krijonin radhë nëpër sportele, ndërsa tani do të bëhet online, përmes smartfonit apo kompjuterit. Kryeministri Rama ditën e sotme priti në zyrën e tij drejtoreshën e AKSHI-t, Linda Karcanaj dhe disa nga specialistët, ndërsa përmes shembujve tregoi se si mund të bëhet aplikimi për dokumente përmes faqes e-Albania.

Por pavarësisht se të hënën do të nisin shërbimet online, sportelet nuk do të mbyllen menjëherë. "Në periudhën e parë, muajin e parë dhe të dytë, personat do të asistojnë sportelet. Nuk do të jetë direkt bam bam mbyllja e sportelit, që të bëhet azhornimi, si dikur biletat elektronike në aeroporte. Sot e kemi lënë pushim si ditë e ndërmjetme për ata që do të donin të pushonin pak më gjatë, edhe kështu fillojmë direkt në datën 6 janar, që është fillimi i revolucionit kundër radhëve dhe ryshfetit.

Blloku i parë është ky, i dyti në qershor, ndërsa deri në fund të 2020, 90% e shërbimeve do të jenë online. Për shqiptarët jashtë nuk do të kenë më nevojë të vijnë për pushimet dhe të qëndrojnë në radhë. Janë vetëm një numër i vogël shërbimesh që kanë nevojë ta kenë personin aty" tha ai. Por me të moshuarit si do të veprohet? "Si në rastin e platformës së bashkëqeverisjes, ose duke shkuar në një pikë shërbimi, ose duke i kërkuar ndihmë djalit, vajzës, nipit apo fqinjit" tha ai.

Linda Karcanaj, drejtoresha te AKSHI-it, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit u shpreh se punonjësit pas trajnimit janë gati për ditën e hënë. "Nuk kemi risqe, e-Albania është platformë e konsoliduar, institucionet janë gati, punonjësit janë të trajnuar. Trajnimet vijojnë dhe do të vijojnë për të ndihmuar qytetarët" tha ai.

Sipas qeverisë, qytetarëve nga dita e hënë nuk do t’u kërkohen më dokumente shtetërore kur aplikojnë, po vetëm dokumente që janë individualë. Të gjithë dokumentet shtetërorë të nevojshëm për dosjen e aplikimit online, do të sigurohen për llogari të qytetarit, nga vetë punonjësi i sportelit përkatës.

Qytetarët do të mund ta ndjekin online ecurinë e aplikimit të tyre dhe do të paraqiten në sportel vetëm nëse prezenca e tyre është e detyrueshme nga përcaktimet ligjore për të marrë shërbimin. Ky proces transformues rrënjësor sipas kryeministrit do të zhdukë brenda 2020-ës, radhët për të kërkuar një shërbim; shkurtojë kohën e humbur për të marrë një shërbim; eliminojë masivisht ryshfetin. Ndërkohë që në qershor do të hyjë online blloku i dytë prej 395 shërbimesh dhe deri në fund të vitit 2020 do të jenë 91% të të gjitha aplikimeve për shërbime.

Kalimin e shërbimeve online kryeministri Rama pak javë më parë e cilësoi si një nga shtatë prioritetet e qeverisë së tij për vitin 2020 (lexo ketu).  Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shpjegoi dje se do të synohet që procesi të jetë sa më i thjeshtë, por nga ana tjetër, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, për një periudhë të caktuar pranë sporteleve do të ketë asistencë për qytetarët që duan të dijnë se si kryhet aplikimi online (lexo ketu).

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Viktime e E ALBANIA: 04/01/2020 13:20

    On line sherbime jane vetem justifikime te qeverise per tu mos u pergjigjur problemeve qe ka populli NE SHQIPERI VETEM 5/100 e popullsise mund te gjeje AKSES ne Internet MASHTRIMI E ALBANIA FUSNI KERKESEN NUK MERR PERGJIGJE N Q S JU E PERSERISNI KERKESEN TUAJ MBI TRE HERE E ALBANIA JU FUT VIRUS NE submitin. DERGO

    Përgjigju
  • Qytetar: 04/01/2020 12:32

    Cilat jane keto sherbime... Julutem i specifikoni nqs nuk jane sekret?!

    Përgjigju
  • Kafsha: 03/01/2020 21:35

    Ç eshte kjo mjeker mjekrash kshu? Ç eshte ky sharlatan mjekrash?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë