Të hënën nis regjistrimi në çerdhe, ja kush përfiton, dokumentat që duhen

Edukimi parashkollor në kryeqytet nis regjistrimet duke filluar nga kjo e hënë që vjen. Megjithëse jemi në përfundim të vitit akademik, aplikimet për çerdhe nisin të hënën në datën 25 dhe përfundojnë të premten në datën 29, nga ora 09:00-14:00

Të gjithë prindërit të cilët i kanë fëmijët nga 6 muaj në 3 vjeç duhet të bëjnë gati dokumentat dhe të shkojnë në çerdhen më të afërt për të regjistruar fëmijën e tyre. Për të treguar më saktë situatën në çerdhe dhe kopshte Zhaneta Beqiri, drejtoreshë në Qendrën Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve , e ftuar në emisionin Rreze Dielli në Report Tv sqaron se janë disa kategori të cilat përfitojnë shërbimin falas në çerdhe. Beqiri shprehet se prioritet kanë aplikuesit që vijnë nga shtresat social ekonomike në nevojë.

Prioritet do të kenë një kategori prindërish, fëmijët e të cilëve më vonë do të kenë edhe një reduktim të pagesës.

1. Fëmijët që kanë statusin e jetimit, e vërtetuar me çertifikatën e statusit të jetimit që një prej prindërve duhet ta ketë me vete gjatë aplikimit, e shoqëruar me certifikatë personale të fëmijës dhe certifikatë familjare.

2. Fëmijë të prindërve që kanë statusin e jetimit

3. Fëmijë që kanë raport mjeko-ligjor për nevoja të veçanta që mund të jenë fëmijë me sëmundje të ndryshme, fëmijë me sindromën down, fëmijë me autizëm

4. Fëmijë të prindërve me nevoja të veçanta

5. Fëmijë, prindërit e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike, e vërtetuar me dokumentin përkatës që prindërit duhet ta kenë me vete në ditën e aplikimit.

5. Një tjetër kategori me prioritet janë fëmijët me mono prindër, pra që në certifikatën familjare janë vetëm nëna ose babai. Këta prindër duhet të sjellin edhe vërtetim page , ku prioritet kanë ata me pagë sa paga minimale ose më të ulët. Është e njëjya gjë edhe për fëmijët me prindër të divorcuar.

Zhaneta Beqiri, drejtoreshë në Qendrën Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve

Për sa i përket shtresave të cilat nuk bëjnë pjesë në kategoritë e sipërpërmendura, Zhaneta Beqiri në Rreze Dielli shprehet se prioritet i jepet fëmijëve me dy prindër të punësuar. Një prej dokumenteve të kërkuara është dhe vërtetimi i pagës së prindërve pasi , prindërit me paga më të ulta renditen më përpara për të pasur një vend për fëmijët e tyre në çerdhe.

Kanë prioritet fëmijët me dy prindër të punësuar. Të dy prindërit duhet të sjellin vërtetimin e punës dhe të pagës së tyre. Kategoria tjetër janë fëmijët me të dy prindërit që punojnë në privat duke sjellë vërtetimin që paguajnë sigurimet shoqërore.

Duke qenë që fluksi është i madh, në momentin që unë shikoj që një pagë është e konsiderueshme nuk do e vë atë si rast prioritar, por do vë një prind tjetër që ka një pagë më të ulët sepse çmimi që ne ofrojmë është shumë më i ulët se çmimet e tjera alternative që kemi.

Zhaneta Beqiri, drejtoreshë në Qendrën Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve

Beqiri u shpreh gjithashtu se nëse do të ketë vende përgjatë vitit, të tjerë fëmijë do të pranohen duke respektuar kushtet për kapacitetet akomoduese dhe punonjës. Sipas saj e rëndësishme është mirërritja e fëmijëve dhe të gjithë bashkë duhet të kontribuojnë për të arritur këtë gjë.



(Dokumentët që nevojiten për regjistrimin në çerdhe)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave