Të hënën KLP interviston kandidatët e rinj për SPAK, çdo prokuror 45 minuta në dispozicion

Të hënën KLP interviston kandidatët e rinj për SPAK, çdo prokuror 45 minuta në dispozicion

4 prokurorët kandidatë për SPAK do të intervistohen në më 18 maj, ndërsa Report Tv ka zbardhur kalendarin dhe orarin që ato do të bëjnë prezantimin e tyre në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Intervistat me kandidatët Vladimir Mara, Dritan Prenci, Dorina Bejko dhe Sotir Kllapi do të regjistrohen me audio dhe do të zgjasin jo më shumë se 45 minuta për secilin prej tyre. Ndërsa është përcaktuar edhe orari i zhvillimit të intervistave:

-Dorina Bejko do të prezantohet në orën 10:00

-Dritan Premçi do të prezantohet në orën 10:45

-Sotir Kllapi do të prezantohet në orën 11:30

-Vladimir Mara do të prezantohet në orën 12:15

Këshilli kërkon nga kandidatët të marrin masa për t’u paraqitur pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë në datën dhe orën që do t’u njoftohet. Ndërsa më 19 maj, KLP do të prezantojë renditjen finale me tre fitues dhe më 21 maj fituesit pritet të betohen para presidentit.

Aktualisht SPAK ka 11 anëtarë dy prej tyre të komanduar ndërsa 9 të zgjedhur dhe sipas vendimit të KLP. Në përbërjen e tij janë 15 anëtarë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?