"Të honksha shaminë", Kujtim Gjuzi i nervozuar me batutën e Ramës: Jemi shqiptarë dhe vetëm njëherë e djegim shaminë e beqarit (VIDEO)

Deputeti Kujtim Gjuzi në një deklaratë për mediat thotë se ka marrë garancinë nga kryeparmanentari Gramoz Ruçi për ndryshim të Kodit Zgjedhor. Në një deklaratë, deputeti Gjuzi kërkoi nga kryeparlamentari Ruçi mbledhjen e një tryezë ku të jenë të pranishëm partitë parlamentare dhe jo parlamentare, por edhe intelektualë. Ai nuk la pa përmendur edhe batutën e kryeministrit Rama në Kuvend, për të cilën tha se është i nervozuar.

"Ju them të gjithëve që përgjegjësia maksimale në këtë rast nuk është e Edi Ramës kryeministër, i cili të enjten e kaluar lëshoi një batutë që nuk kishte kuptim. Ne jemi shqiptarë dhe njëherë e djegim shaminë e beqarit. Unë jam i nervozuar me thënin e kryeministrit prandaj i them kryetarit të Kuvendit merr të gjitha masat që gjatë javës të jemi në tavolinën e përbashkët sic thashë me partitë politike parlamentare jo parlamentare, me intelektualët e pavarur që janë në parlament. Ndërsa tryez tjetër të ketë akademikët, ne kemi 2 vjet që kërkojmë qeverinë akademike, vetëm ajo mund ta çojë vendin në zgjedhje dhe zgjedhjet mos të vidhen", u shpreh Gjuzi.  

Ndërkohë në Facebook, Kujtim Gjuzi ka bërë një deklaratë në lidhje me infektimin e deputetit tjetër të opozitës parlamentare Adriatik Alimadhi. Ai ka thënë se Alimadhit ia inskenuan infektimin me COVID, ndërsa është tentuar t’ja inskenonin edhe atij, por pa arritur dot ta infektonin.

“Mike dhe miq, ju kam thene: Mua nuk me ze Ramcorona covit19 edhe Adriatikut i’a inskenuan ashtu sic deshen te ma inskenonin mua me 06.04.2020 por une shkova t’u tregoj se nese “pjek mish helli” e pjek dmth ja djeg inskenimet Ramcovid19 me gjithe karagjoslleqet e shamise se beqarnise se plakut Ismail Bej fotokopja”, shkruan Gjuzi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 22/06/2020 15:51

    A mjere neve per nivelin e atyre qe miratojne ligje per ne ne keto kohra

    Përgjigju
  • Ben Tirinci: 22/06/2020 15:36

    I modh je Gjuzi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare