Të infektuar në Presidencë, karantinohet Vladimir Putin

 Të infektuar në Presidencë, karantinohet Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar se do të duhet të vetë karantinohet për disa kohë, sepse është bërë publike se disa nga anëtaret e kabinetit të tij janë infektuar me COVID-19.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve se Putini kishte qenë në kontakt me disa persona të cilët ishin sëmurë me COVID-19.

"Sigurisht që ne e dimë se kush u sëmur në rrethin e presidentit dhe izolimi nuk ndikon drejtpërdrejt në punën e presidentit. Por vetëm se takimet në person nuk do të zhvillohen për një kohë," tha Peskov.

Megjithatë Kremlini zyrtar ka bërë të ditur se Putin është "absolutisht" i shëndetshëm dhe nuk është i infektuar.

" Presidenti është absolutisht i shëndetshëm, " tha Peskov.

Presidenti rus nuk do të udhëtojë në Taxhikistan këtë javë për të marrë pjesë në takimet e sigurisë, por do të marrë pjesë në një telekonferencë, tha Kremlini.

Të hënën, Presidenti i Rusisë priti në Moskë homologun e Sirisë Bashar al-Assad dhe në Kremlin atletët e ekipit Paralimpik rus. 

Vendimi i udhëheqësit të Kremlinit për t'u izoluar sugjeron një shkelje të mundshme në regjimin rigoroz të vendosur për të mbajtur Putinin, të shëndetshëm dhe larg nga kushdo me COVID-19.

Vizitorëve të Kremlinit u është dashur të kalojnë nëpër tunele të veçanta dezinfektimi, Putin është i vaksinuar me dy doza të vaksinës ruse Sputnik V, gazetarët që marrin pjesë në evenetet ku ai është prezent duhet t’i nënshtrohen testeve të shumta PCR dhe njerëzve që takon u kërkohet të karantinohen paraprakisht dhe të testohen.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!