Të infektuarit te 313-ta/ ISHP: U izoluan në mjedise të veçanta pa kontakte me të tjerët

Report Tv pyeti sot Institutin e Shëndetit Publik se ku po trajtohen të dënuarit që janë prekur me koronavirus dhe cili do të jetë protokolli që do të ndiqet? Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik u shpreh se aktualisht personat që kanë rezultuar pozitive brenda burgut janë izoluar në mjedise të veçanta pa kontakte me pjesën tjetër, por nuk ka detaje se ku janë izoluar, në cilat ambiente.

Sipas ISHP-së gjendja e tyre është e mirë, por është parashikuar që nëse do të ketë nevojë për trajtim, do të ketë një hapësirë në spitalin e burgut dhe në rastet kur do të kenë nevojë më të specializuar për ndihmë trajtimi i tyre do të bëhet në spitalet COVID.

"Personat që kanë rezultuar pozitive brenda burgut sipas planit të masave të ministrisë së Drejtësisë dhe Shëndetësisë janë izoluar në mjedise të veçanta pa kontakte me pjesën tjetër. Aktualisht gjendja e tyre është e mirë pa shenja klinike, nëse do të ketë nevojë për trajtim spitalor, sipas planit të ministrisë së Drejtësisë do të ketë një hapësirë në spitalin e burgut dhe në rastet kur do të kenë nevojë më të specializuar për ndihmë më të specializuar trajtimi i tyre do të bëhet në spitalet COVID" tha Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik.

Pra sipas ISHP-së nuk janë shtruar, por ndryshe nga sa deklaroi Genta Qirjako, Report Tv mësoi se të 18 të prekurit janë transportuar në spitalin e burgut në QSUT. Pyetjes se çfarë do të bëhet me spitalet COVID me lehtësimin e masave, ISHP u përgjigj "Me lehtësimin e masave spitalet COVID do të vijojnë të jenë të tilla madje ministria e Shëndetësisë po merr masa për zgjerimin e kapaciteteve spitalore".


Lajmi kryesor:

18 të infektuar me koronavirus tek 313-a/ Spitali i burgut në QSUT shndërrohet në COVID!


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!