Ajola Xoxa, bashkëshortja e Kryebashkiakut Veliaj ka publikuar foton e parë pas lindjes së djalit. Ajo shihet teksa ka kapur Veliajn përdore dhe të dy janë duke ecur. “Dje pagëzuam një shoqe të vockël,”- shkruan Xoxa krahas fotos, pa u shpjeguar se për kë e kishte fjalën. Ajola shihet që ka vehsur një fustan ngjyrë menteje, pak poshtë gjurit, i cili e nxjerr mjaft elegante. gruaja e Kryebashkiakut i ka rikthyer linjat e saj në pak kohë. 

Kujtojmë që Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa u bënë prindër për herë të parë më datë 6 tetor. I vogli Kajan erdhi në jetë nën përkujdesjen e doktorëve të maternitetit “Koço Gliozheni”.

Foto e publikuar nga Ajola Xoxa