“Të kërkoj falje”, Anxhelina vendos për sherrin me Beatrixin: Nuk ka qenë e qëllimshme

“Të kërkoj falje”, Anxhelina vendos për sherrin me Beatrixin: Nuk ka qenë e qëllimshme

Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj

Mesa duket sherri mes dy kushërirave është rrafshuar. Këtë gjë e ka bërë me dije vetë Anxhelina, këngëtarja shqiptare e cila është zhvendosur në Amerikë për të zhvilluar karrierën e saj. Hadërgjonaj ka publikuar një status falenderues për vitin 2018, ku mes të tjerash ka kërkuar falje për të gjithë ata që ka lënduar.

"Po eci drejt 2019-s me një zemër dhe mendje të pastër. Nëse më detyrohesh diçka, mos u shqetëso. Nëse më ke bërë diçka të gabuar, gjithçka është në rregull, mësimet u morën. Nëse je i zemëruar me mua, fitove sepse unë e lashë të iki! Nëse nuk flasim, është në rregull, sinqerisht të uroj gjithë të mirat.

Nëse ndjen se kam gabuar me ty, të kërkoj falje, nuk ka qenë e qëllimshme. Jam mirënjohëse për çdo eksperiencë që kam kaluar. Jeta është shumë e shkurtër për t’u kapur pas inatit, zilisë, stresit apo dhimbjes. Kjo shkon për 2019, do t'a bëj një vit pozitiviteti dhe një sezon faljeje. Gëzuar Krishtlindjet 2018,”- shkruan Anxhelina në Instastory.

Ky status nënkupton të ketë lidhje me Beatrix Ramosajn, kushërirën me të cilën nuk flet prej disa kohësh. Dyshja madje e kanë hequr njëra-tjetrën nga Instagrami, dhe gjithashtu u përfol se arsyeja e sherrit të ketë qenë fakti që Trixa i ka kërkuar ndihmë Aurelit, make-up artistit i cili jeton me Anxhelinën. Ramosaj i ka kërkuar që ta ndihmojë për karrierën e saj në Amerikë dhe kjo gjë nuk është pritur mirë nga kushërira e saj.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen