TIRANE- Punonjësit e larguar nga puna në administratë të cilët fitojnë gjyqet janë kthyer në një barrë të rëndë për arkën e shtetit. Sipas të dhënave zyrtare, deri më 25 maj 2015, Ministria e Financave ka flokuar rreth 16 milionë dollarë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të lindura nga vendimet gjyqësore.
Ndërkohë që gjatë vitit 2014 Qeverisë i është dashur të paguajë nga buxheti i shtetit rreth 20 milionë dollarë për ekzekutimin e vendimeve të gjykatave të cilat u kanë njohur të larguarve të drejtën e dëmshpërblimit, bashkë me vendime të tjera në favor të subjekteve privatë. Në total, vendimet gjyqësore që do të shlyhen nga institucionet në favor të të larguarve si dhe në favor të kompanive kapin shifrën e 40 milionë dollarëve.
Shlyerja
Në kuadër të shlyerjes së detyrimeve të prapamentura, Ministria e Financave bën me dije se ka alokuar në total rreth 140 milionë dollarë. Në kuadër të strategjisë, deri më datë 11 maj 2015, Ministria e Financave ka alokuar në total rreth 14.19 miliardë lekë detyrime të prapambetura sipas kategorive: Investimet publike, janë alokuar 5.7 miliardë lekë, Shpenzimeve korente për mallra dhe shërbime, janë alokuar rreth 0.2 miliard lekë, rimbursim TVSH-je janë alokuar rreth 4.5 miliardë lekë, “Të tjera” janë alokuar 3.8 miliardë lekë ku përfshihen: detyrimet për “Vendimet gjyqësore”, janë alokuar rreth 1.6 miliardë lekë, “Shpronësimet” janë alokuar rreth 1 miliard lekë dhe “Emergjencat dhe shpërblimet për lindjet” janë alokuar rreth 1.1 miliardë lekë.
Strategjia
Në shtator 2013 Qeveria filloi vlerësimin e detyrimeve financiare të pashlyera me qëllim shlyerjen e tyre në një kohë sa më të shpejtë. Fillimisht në muajin tetor 2013 u kontraktua një shoqëri e pavarur për të ndërmarrë një proçes kontrolli dhe për të nxjerrë gjëndjen përfundimtare në lidhje me kontratat qeveritare të pashlyera deri në fund të gushtit 2013.
Detyrimet e prapambetura kontraktuale për investime, të identifikuara për institucionet e qeverisë qëndrore, duke shtuar edhe pretendime të sipërmarrjeve të cilat kërkojnë kontrolle të mëtejshme, u vlerësuan 24.6 miliardë lekë. Nga vlerësimet, detyrimet e përgjithshme financiare të prapambetura të qeverisjes qëndrore deri në dhjetor 2013 u parashikuan afërsisht 72. 6 miliardë lekë ose 5.3 për qind e PBB-së.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 Qershor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com