Të lundrosh mbi bishtat e cigareve për të pastruar detin

Të lundrosh mbi bishtat e cigareve për të pastruar detin

Një organizatë kundër duhanpirjes në Liban mblodhi për 20 muaj gati 240 mijë bishta cigaresh në zonën përqark një kampusi universitar. Këto bishta cigaresh u përdorën për të krijuar një objekt në ndihmë të pastrimit të plazheve të Bejrutit.

Një syprinë tre metra e gjatë, 10 centimetra e trashë dhe me peshë vetëm 12 kilogramë po ndihmon për të mbledhur mbeturinat nga deti.

“Jemi duke bërë një pastrim të detit mbi këtë objekt të krijuar nga bishtat e cigareve”, thotë Joslin Kehdi, themeluese e organizatës “Recycle Lebanon”.

Për gati një vit e gjysëm, aktivistët mblodhën rreth një çerek milioni bishta cigaresh rrotull kampusit të Universitetit Amerikan të Bejrutit.

“Kjo është një mënyrë për ta zgjuar publikun. Në këtë dërrasë gjenden rreth 12 mijë bishta cigaresh. I kemi mbledhur së bashku me Universitetin Amerikan të Bejrutit”, thotë Kehdi.

Universiteti thotë se kjo iniciativë vendase po mobilizon burimet për të mirën e përbashkët, duke shndërruar materialet e hedhura në diçka të vlefshme.

Një dërrasë lundrimi mund të jetë vetëm fillimi.

“Është e rëndësishme të vazhdojmë me dizenjimin e gjërave të tjera. Nuk do ta zgjidhim dot këtë krizë globale thjesht duke ricikluar produkte, por duhe ndalur origjinën e mbeturinave”, thotë Kehdi.

Aktivistët po u bëjnë thirrje kompanive të cigareve të mos përdorin më plastikën për prodhimin e filtrave. Libani radhitet në vendin e tretë në botë për konsumimin e cigares në raport me popullsinë, rreth 12 paketa në muaj, ose 3 mijë cigare për person në vit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ U hodh në Bunë me 3 fëmijët, vijojnë edhe gjatë natës kërkimet për gjetjen e trupit të nënës e 2 fëmijëve! 9-vjeçarja u gjet nga peshkatarët

Shkodër/ U hodh në Bunë me 3 fëmijët, vijojnë edhe gjatë natës kërkimet për gjetjen e trupit të nënës e 2 fëmijëve! 9-vjeçarja u gjet nga peshkatarët