'Të lutem, gjej një mënyrë dhe kthehu tek unë', Ajola Xoxa i uron ditëlindjen babait me dedikimin prekës (FOTO)

'Të lutem, gjej një mënyrë dhe kthehu tek unë', Ajola Xoxa i uron ditëlindjen babait me dedikimin prekës (FOTO)

Fatkeqësisht, babai i Ajola Xoxës u largua nga jeta vetëm pak kohë më parë, pasi humbi luftën me sëmundjen e rëndë të kancerit. Publicisti Arben Xoxa ishte një nga njerëzit më të dashur të regjisores dhe gjithmonë ajo ka ndarë postime emocionuese me ndjekësit. 

Ajola e ka kujtuar shpeshherë nëpërmjet fotove në rrjete sociale apo dhe dedikimeve. Nëse do të ishte ende pranë nesh, sot do të ishte ditëlindja e tij, kështu që Ajola ka vendosur të publikojë në ‘Instagram’ një foto ku shfaqet shumë e lumtur krah babait të saj, duke e uruar me disa fjalë prekëse

“Gëzuar ditëlindjen ti shpirt i bukur. Të lutem, gjej një mënyrë dhe kthehu tek unë”, ka shkruar ajo. Edhe pse jeta për të vazhdon, Ajola nuk do t’i thotë kurrë ‘lamtumirë’ babait të saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja