FIER- Kreydemokrati Lulzim Basha ishte sot në Fier, por tashmë jo për mitingje apo për të mbajtur fjalime në mes të shesheve kryesore, por me një strategji të re, duke trokitur në dyert e qytetarëve. Basha ka publikuar një video nga vizita e tij në këto banesa, ku shkëput disa nga problematikat e tyre. "Me nënat dhe gratë fierake që rrisin fëmijët dhe mbajnë shtëpinë duke u përballur përditë me varfërinë dhe pa ditë të më të mira do vijnë për to dhe për familjet e tyre. Sepse fierakët dhe gjithë shqiptarët meritojnë të nesërme më të mirë", shkruan Basha.

"Jemi të dy burrë e grua pa punë. Jetoj duke më dhënë të tjerët. Të marrësh bukën me listë në 2020. Jemi të dy pa punë, ai është edhe me një këmbë. Vajti edhe për të marrë kempin, kryeministri i vë ligjin që të kesh dy këmbët e prera që ta marrësh", shprehen disa nga qytetarët që shfaqen në videon e Bashës

Ndërkohë që premton se kur PD të vijë në pushtet realiteti i tyre do të ndrshojë. Ai akuzon qeverinë e kryeministrit Edi Rama ka menduar vetëm për zhvatjen e tyre dhe jo për zgjidhjen e problematikës.

"Këta nuk kanë veshë për të dëgjuar, nuk kanë zemër për të kuptuar problemet tuaja. Këta e kanë mbetjen për t'u zhvatur. Do e kalojmë edhe këtë. Vetëm të jemi bashkë, sepse kur jemi bashkë askush nuk ju cenon. Me nënat dhe gratë fierake që rrisin fëmijët dhe mbajnë shtëpinë duke u përballur përditë me varfërinë dhe padrejtësitë që rriten. Edhe pse në kushtet e mbijetesës, ato janë me kurajo dhe dinjitet, por edhe me shpresë se ditë më të mira do vijnë për to dhe për familjet e tyre. Sepse fierakët dhe gjithë shqiptarët meritojnë të nesërme më të mirë", u shpreh Basha.