Të martën Championsi. Juventus për të blinduar vendin e parë, Reali për të siguruar kualifikimin

Të martën Championsi. Juventus për të blinduar vendin e parë, Reali për të siguruar kualifikimin

Të martën në mbrëmje rikthehet Champions League me tetë ndeshje të vlefshme për raundin e pestë në grupe. Disa skuadra e kanë siguruar kualifikimin, ndërkohë që disa të tjera synojnë për të arritur objektivin. Po ka edhe nga ata të cilat duhet të mbajnë vendin e parë dhe njëra prej tyre është Juventusi, që për llogari të Grupid D do të ndeshet me Atletico-n, e cila ka shumë mungesa si Diego Costa, Joao Felix, Gimenez dhe Savic. Në prag të takimit trajneri i Juventusit Maurizio Sarri ka deklaruar:

"Nëse mendojmë vetëm të mos pësojmë gol gabojmë, kështu që nuk duhet të bëjmë llogaritje. Atletico së fundmi po ndryshon, e qarkullon më shumë topin, kërkon një lojë tjetër nga e kaluara. Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër një kundërshtari të vështirë, nëse mendojmë se tashmë jemi kualifikuar jemi të vdekur. Duhet të mendojmë të marrim vendin e parë, përndryshe motivimet janë përtokë."

Ndërkohë Real Madrid për të mbyllur çështjen kualifikim duhet të paktën të barazojë me Paris SG, një kundërshtar që në ndeshjen e parë e mposhti thellë me rezultatin 3-0. Për këtë fakt trajneri Zidan ka deklaruar:

“Jemi përmirësuar që nga ndeshja e parë, nuk do të jetë një sfidë e ngjashme. Ne duam të marrim rezultat dhe të tregojmë se jemi përmirësuar në lojë.”

Në Grupin C Manchester City-t të kualifikuar i duhet një barazim me Shakhtar Donetsk për të siguruar vendin e parë, ndërsa Atalantës i duhet të fitojë me patjetër kundër Dinamo Zagreb për të shpresuar ende të kualifikimi.

Në Grupin B Bayern-it të kualifikuar i duhet një barazim kundër Crvena Zvezda për të blinduar vendin e parë, ndërsa Tottenham-it të drejtuar nga Mourinho i duhet fitorja kundër Olympiakos për të siguruar kualifikimin para ndeshjes së fundit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kthimi i tatimit të parapaguar për profesionet e lira, Tabaku: Fitore e PD dhe e tyre përballë një shumice arrogante, të bashkuar triumfojmë 

Kthimi i tatimit të parapaguar për profesionet e lira, Tabaku: Fitore e PD dhe e tyre përballë një shumice arrogante, të bashkuar triumfojmë