Të mbuluara nga luksi, Dua Lipa dhe Rita Ora ‘vodhën’ vëmendjen në Met Gala me bizhuteritë e tyre mijëra dollarësh

Të mbuluara nga luksi, Dua Lipa dhe Rita Ora ‘vodhën’ vëmendjen në Met Gala me bizhuteritë e tyre mijëra dollarësh

Dua Lipa dhe Rita Ora

Dy këngëtaret Shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe Rita Ora kanë marrë pjesë në eventin më të madh të modës në botë, Met Gala dhe si gjithmonë kanë tërhequr vëmendje me look-un e tyre të kuruar në detaje.

Këngëtarja nga Kosova Dua Lipa rrezatoi energjinë e një princeshe me një fustan të markës “Chanel” të shoqëruar me një gjerdan diamanti, ndërsa Rita Ora dukej e mahnitshme me një fustan të zi të kompletuar me një bisht të gjatë.

Këngëtaret e njohura si gjithmonë kanë tërhequr vëmendje për luksin,sharmin, shumat marramendëse tw bizhuterive unike për të cilat nuk kursejnë kurrë.

Rita e kompletoi pamjen me bizhuteri të markës “Buccellati” me vlerë 90 mijë dollarë (81 mijë euro), duke përfshirë një manshetë ari, byzylyk me perla dhe vathë, së bashku me zgjatime të gjata diamanti që vareshin nga thonjtë e saj të zbukuruar.

Ndërsa Dua Lipa e bëri paraqitjen e saj më përrallorë me gjerdanin me diamant 100 karatsh, i cili ka një histori interesante.

2/2
M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/05/2023 03:44

    Shume V.I.P i marrin vetem me qira keto lloj bizhuterish,nuk i kane te blera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vlorë, të huajt po blejnë apartamente në bregdet! Kërkesa rrit çmimet, shkon 4 mijë €/m2 te zona e Ujit të Ftohtë

Vlorë, të huajt po blejnë apartamente në bregdet! Kërkesa rrit çmimet, shkon 4 mijë €/m2 te zona e Ujit të Ftohtë