Të mbytur, të vrarë dhe gra të përdhunuara! Masakër në RD Kongo, të paktën 129 të vdekur nga revolta për arratisje në burgun e Kinshasas

Të mbytur, të vrarë dhe gra të përdhunuara! Masakër në RD Kongo, të paktën 129 të vdekur nga revolta për arratisje në burgun e Kinshasas

Policia e Kongos merr në kontroll burgun

Trazirat në burgun e Makalës, në Kinshasa të RD Kongo-s, kanë lënë pas të paktën 129 të vdekur, teksa kjo shifër mund të rritet edhe më tej me kalimin e orëve.

Ka qenë përpjekja për revoltë në burg që çoi në masakër dhe bilancin e frikshëm në në fillimjavë (nata e 1 Shtatorit, duke gdhirë data 2), në burgun më të madh në Republikën Demokratike të Kongos.

Lajmin e konfirmoi edhe ministri i Brendshëm kongolez në rrjetin social X, raporton “France24”.

"Numri i përkohshëm i njerëzve është 129 të vdekur, përfshirë 24 të cilët u qëlluan pas paralajmërimeve", tha Jacquemain Shabani në një video-mesazh, duke shtuar se të paktën 59 të tjerë ishin plagosur në burgun Makala, të kryeqytetit Kinshasa.

Postimi i ministrit

Ministria e tij tha se disa njerëz ishin shtypur ose mbytur dhe një numër grash ishin përdhunuar. Dëshmitarët thanë për AFP se të shtënat me armë kishin filluar në burg rreth orës 02:00 të mëngjesit të së hënës dhe zgjatën për disa orë.

Ministri shpjegoi edhe se gjatë kësaj tentative arratisjeje iu vendos zjarri dhe disa ambienteve të burgut, gjë që mund të ketë ndikuar dhe në bilancin e viktimave.

Daddi Soso, një elektricist rreth të 40-ave që jeton në kryeqytet, raportoi se kishte parë automjete të forcave të sigurisë duke marrë kufomat në orët e para.

Ushtria e RD Kongo merr në kontroll burgun

Autoritetet nuk dhanë asnjë indikacion se sa të burgosur ishin arratisur ose tentuar ta bënin këtë, por zëdhënësi i qeverisë Patrick Muyaya i tha televizionit kombëtar se situata ishte "nën kontroll".

Momentalisht situata në burg është në kontroll teksa vijojnë hetimet për të zbuluar se kush i nisi këto trazira. Autoritetet pretendojnë se asnjë i burgosur nuk u arratis, pasi ata që tentuan u vranë pas paralajmërimeve.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Identitet, traditë dhe kulturë në fanellat e reja të realizuara për Kombëtaren

Liga e Kombeve/ Identitet, traditë dhe kulturë në fanellat e reja të realizuara për Kombëtaren