Te Mercedes të zhgënjyer për sezonin e Formula 1: Jemi në vendnumëro

Te Mercedes të zhgënjyer për sezonin e Formula 1: Jemi në vendnumëro

Makina e Mercedes në Formula 1

Formula 1 rikthehet këtë fundjavë me Çmimin e Madh të Azerbajxhanit në pistën e Baku-së. Ky edicion nuk ka qenë i duhuri për Mercedes, me gjermanët që janë forcë e tretë e kampionatit.

Nga skuadra gjermane pritej më shumë, por ende nuk ka ardhur momenti që Mercedes të korrë një fitore. “Deri më tani sezoni ka qenë i vështirë për ne”, u shpreh Toto Wolff, shefi i Mercedes.

“Me mënyrën se si punuam gjatë dimrit shpresonim se do t’i kishim zgjidhur problemet e vjetshme. Kuptuam se nuk kemi arritur aty ku dëshironim. Pas 3 garave të para kemi parë vetëm një makinë që nuk ka probleme dhe është një pikë referimi për ne: Red Bull”, tha Wolff.

Megjithë rezultatet "jo", shefi i Mercedes nuk dorëzohet për pjesën e mbetur të sezonit, duke i dhënë shtysë pilotëve Lewis Hamilton dhe George Russell.

“Në garën e fundit në Australi pamë disa përmirësime të vogla në makinën tonë, ndërkohë që ky pushim i gjatë na dha mundësi të rikuperojmë diçka. Nuk duhet të kalojmë që tani në depresion për faktin se nuk jemi në gjendje të rikuperojmë sa duhet. Do të kemi shumë përmirësime përpara”, tha Wolff.  

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg