U vra në Letoni, trupi i pajetë i major Tanushit mbërrin të mërkurën

U vra në Letoni, trupi i pajetë i major Tanushit mbërrin të mërkurën

Ditën e mërkurë në aeroportin "Nënë Tereza" pritet të mbërrijë në Shqipëri trupi i pajetë i major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën 3 ditë më parë. Trupi i majorit të rënë në krye të detyrës do të vijë në atdhe me avion ushtarak. Homazhet në nder të tij do të zhvillohen ditën e enjte, ndërkohe që pritet të saktësohet orari dhe vendi.

Sot, kolegët në grup-batalionin e NATO i dhanë lamtumirën shokut të tyre të rënë në krye të detyrës në një ceremoni të zhvilluar në bazën Adazi, ku shërben kontingjenti shqiptar.

Tanushi nuk mundi që t'i mbijetonte plagëve të marra si pasojë e shpërthimit të një mine gjatë misionit në Letoni. Prej 7 ditësh ishte i shtruar në spitalin e Rigës në gjendje të rëndë, e ndërsa ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes, më 10 maj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:42
Zv. Kryeministri letonez shënim në librin e ngushëllimeve për efektivët shqiptarë që humbën jetën

Pas ndërrimit jetë të dy efektivëve të Forcave të Armatosura gjatë shpërthimit të një mine në Letoni, nëntetare Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi një reagim vjen nga zv. kryeministri Letonisë. I ndodhur në një vizitë zyrtare në SHBA, zvendës kryeministri dhe njëherësh Ministri i Mbrojtjes së Letonisë, Artis Pabriks ka vizituar sot ambasadwn shqiptare në Uashington, ku ka lënë shënimin e tij në librin e ngushëllimeve për dy efektivët.

Ora 18:32
'Heronjtë e paqes', hapet libri i ngushëllimeve në nder të dy dëshmorëve

Në ambasadat shqiptare në SHBA, Kanada, Kosovë, Rumani, Turqi, Bullgari është hapur libri i ngushëllimeve për efektivët e FA, Tanushi dhe Hasanaj që humbën jetën në krye të detyrës. Mes shënimeve të lëna, bie në sy ajo e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Rrustem Berisha. "Heronjtë e paqes", i cilëson ai dy ushtarakët që humbën jetën teksa ishin në mision në Letoni.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë