Nuk ka paqe në shtëpinë e Milanit. Ulje-ngritjet e rezultateve dhe dështimi 1-0 në Champions League kanë lëkundur pozitat e trajnerit Sergio Conceiçao, vetëm dy muaj pas firmës me kuqezinjtë. Si të mos mjaftonin rezultatet me hope, edhe Zlatan Ibrahimovic nuk është bindur nga loja e ekipit.
Sipas 'Il Corriere dello Sport', këshilltari i Milanit dhe Red Bird, Ibrahimovic nuk është plotësisht i kënaqur me trajnerin e ri Conceicao, i cili zëvendësoi Paulo Fonsecan në dhjetor të 2024.
Conceiçao ka një mesatare më të mirë pike për lojë se paraardhësi i tij (1,83 kundër 1,58), por kuqezinjtë mbeten shtatë pikë larg katër vendeve të para dhe humbën në ndeshjen e parë play-off të Champions kundër Feyenoord të mërkurën.

Corriere dello Sport raporton se Ibrahimovic dukej i pakënaqur në tribunë kur pa Conceiçaon të zëvendësonte Santiago Gimenez dhe Rafael Leao me Francesco Camarda dhe Tammy Abraham në minutat e fundit të ndeshjes në Rotterdam.
Ish-sulmuesi, i cili shërben si këshilltar i Red Bird, tha para ndeshjes se Conceiçao “kishte dy ekipe” në dispozicion pasi mirëpriti pesë nënshkrimet e janarit.
Trajneri u përgjigj: “Në të vërtetë janë më shumë se dy, pasi kemi shumë në sektorin e të rinjve”, por sipas CorSport, Ibrës nuk i ka pëlqyer komenti i tij.
Kjo situatë nuk i shkon përshtat klubit, me trajnerin që ka kontratë deri në verën e 2026 dhe në fundin e këtij sezoni nëse nuk bind Milani mund ta largojë. Duket se ndeshjet e ardhshme janë vendimtare dhe një kualifikim në Champions League për sezonin e ri do ulte zërat për një largim të portugezit.
Komente

