/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Ministria e Punëve të Brendshme është duke hartuar një draft-plan emergjence për të miturit, qe kthehen nga vendet ku kanë qenë të pashoqëruar.
Këtë e bëri të ditur të enjten, gjatë një workshopi, që po zhvillohet në Tiranë lidhur me migrimin e të miturve të pa shoqëruar, zv/ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, që është njëherësh edhe Koordinatorja Kombëtare e Luftës ndaj Trafikimit të Qënieve njerëzore.
Ky aktivitet vjen në kuadër të projektit "Mbështetja e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një përgjigje efikase ndaj sfidave të krijuara nga migracioni i të miturve të pashoqëruar", financuar nga Fondi i Zhvillimit të IOM-it dhe i zbatuar në vendet e Ballkanit Perëndimor në partneritet me autoritetet qeveritare.
Zv/ministrja Gjebrea në fjalën e saj pasqyroi shifrat e të miturve që kanë migruar nga vendi ynë të pashoqëruar drejt vendeve të Bashkimit Europian. Sipas saj, në gjashtë muajt e fundit janë regjistruar 91 raste të migracionit të të miturve të pashoqëruar në vendet e BE-së. 76 prej rasteve po trajtohen nga Shërbimi Social dhe 15 të tjerë janë në proçes vlerësimi. Ajo gjithashtu pasqyroi edhe disa nga nismat e ndërmarra nga institucioni që ajo drejton, teksa njoftoi se ndër masat kryesore është hartimi i një draft-plani për të eliminuar këtë emergjencë. "Ministria e Brendshme po punon intensivisht me ekspertët e saj për të hartuar sa më shpejt një një draft-plan emergjence për të miturit që kthehen nga vendet ku kane qenë të pashoqëruar. Ky draft-plan do të jetë një udhërrëfyes i rëndësishëm për drejtuesit lokale e qendrore për të eliminuar këtë fenomen. Gjithashtu, shtoi Gjebrea, ky draft-plani po përpilohet me bashkëpunim të plotë mes drejtuesve të pushtetit lokal dhe atij qendror, pasi normalisht drejtuesit vendore e njohin më nga afër situatën e zonave që ato drejtojnë dhe nevojat e këtyre zonave", tha Gjebrea.
Ajo duke folur për çështjen e migrimit, shprehu besimin se futja e Shqipërisë në listën e vendeve të sigurta nga Komisioni Europian do të sjellë ulje të kërkesave për azil drejt vendeve të BE".
Në kete aktivitet merrnin pjesë edhe përfaqësues të lartë të vendeve të Ballkanit. Qëllimi kryesor i aktivitetit ishte që vendet e Ballkanit, duke u nisur nga prioritetet e Bashkimit Europian, të përcaktonin shinat përmes së cilave do të shkohej drejt zgjidhjes së kësaj sfide të përbashkët të krijuar nga migracioni i të miturve.
/Shqiptarja.com