‘Të mos bëjmë zhurmë para Young Boys’, Halili për ndeshjen historike të Tiranës: Kualifikimi do të ishte qershia mbi tortë

Të enjten Tirana do të luajë ndeshjen më të rëndësishme ndoshta edhe të historisë së saj, pasi në rast fitoreje kundër Young Boys në Zvicër kampionët e Shqipërisë do të kualifikohen për here të parë në grupet e Europa League. Në një intervistë për Report Tv presidenti Refik Halili tregon se është më këmbë në tokë, por thotë se ky është moment kur çdo kush duhet të japë shpirtin në fushë.

“Unë nga eksperienca që kam, është mirë që kur shkon të lozësh me një skuadër si Young Boys, nuk kemi sepse bëjmë zhurmë shumë. Ato që kemi në shpirt është mirë t’I tregojmë në fushë dhe pastaj pas ndeshjes mund të flasim,”-thotë presidenti.

I pyetur se çfarë do të thotë për Refik Halilin dhe Tiranën kualifikimi në Europa League presidenti i bardhebluve përgjigjet:

“Kemi kohë që financojmë, që mundohemi të bëjmë më të mirën për skuadrën tonë. Themi që jan të pafundme, problemet, mundi, sakrificat. E rëndësishme është që jemi në rrugën e duhur, por që të bëhet më e mira, qershia mbi tortë, do të jetë kualifikimi në Europa League.”

Më tej Halili nuk preferon të bëjë parashikime për sezonin e ardhshëm, kur pyetet se kush mund të jenë favoritët për titull. Numri 1 I klubit bardheblu shprehet se e rëndësishme për momentin është të plotësohen kërkesat nga qeveria dhe të ndërpritet bojkoti.

“Shpresoj që të gjithë skuadrat ta fillojnë kampionatin pasi të kemi marë një miratim në bazë të kërkesave tona ndaj qeverisë. Uroj që të jemi të gjithë të mirë, le të fillojë kamopionati, pastaj të shohim çfarë mendojme ne për të ardhmen. Skuadrat le ta fillojnë për së mbari dhe në fund fare ta fitojë më i miri,”-deklaroi numri 1 i bardhebluve.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja