BRITANIA E MADHE- Videoja emocionuese e çiftit britanik të martuar prej 45 vitesh, të cilët janë ribashkuar në shtëpinë e përkujdesit “Manor Oulton” pas 2 muajsh po bën xhiron e botës.
Colin Bagshaë, 75 vjeç para dy vitesh ka pësuar një goditje serioze në tru. Fillimisht gruaja e tij Jane 72 vjeç është kujdesur për të në shtëpi, por për shkak se gjendja e tij u përkeqësua ai u transferua në shtëpinë e kujdesit “Manor Oulton”
Jane e vizitonte shume shpesh Colin, por për shkak të kufizimeve të COVID-19 në Britaninë e Madhe ata nuk u panë prej 2 muaj. Kjo është koha më e gjatë që kanë qëndruar të ndarë që nga momenti që janë njohur.
Stafi i shtëpisë së kujdesit u prek aq shumë nga historia e çiftit, sa ata i shtruan një drekë romantike për ditën e Shen valentinit.
Çifti britanik pas kësaj kohe të gjatë të ndarë nga njeri tjetri po planifikojnë të jetojnë së bashku në shtëpinë e përkujdesit ku ndodhet Colin.