Të ndjekësh diskun fluturues, “Frisbee” loja më e re në qytet

Ishte pikërisht viti 1968 kur Joel Silver i propozoi këshillit studentor të shkollës së tij të mesme një lojë krejtësisht të re me një disk fluturues. E sot 50 vjet me vonë, në një prej fushave sportive të Tiranës, shohim që kjo lojë ka filluar të pëlqehet edhe në vendin tonë.

Ky sport, ashtu si të gjitha sportet me disqe, nuk mund të ekzistonte pa praninë e një disku fluturues, ose siç tashmë e njohin të gjithë “Frisbee”. Materiali i tij në fillimet e hershme ka qenë prej metali dhe mund të hidhej  vetëm në distanca të shkurtra. E ndërsa vite me vonë Fred Morrison e modifikoi diskun duke bërë një të tillë me material plastik, gjithçka dukej më e lehtë dhe loja mori një tjetër zhvillim. Emri frisbee erdhi nga studentët e Yale dhe Harvard , pasi kështu e quanin ata lodrën e re. Por si erdhi kjo lojë në Shqipëri dhe si u formua një grup i tillë në vendin tonë , këtë na e tregon Eni. Ajo është bankiere në profesion, por e dashuron këtë lojë, sportet në përgjithësi dhe natyrën. Vite me parë disa të huaj ia mësuan asaj rregullat e Frisbeet, ndërsa sot, është Eni ajo që ia kultivon kënaqësinë për këtë lojë të rinjve të tjerë.

Loja duket e vrullshme. Lojtarët ndahen në 2 skuadra dhe përpiqen që të fitojnë sa më shumë pikë. Energjitë e harxhuara janë të shumta, edhe kënaqësia e marrë po ashtu. Këtë e tregojnë vetë pjesëtarët e lojës, të cilët gjatë jetës së përditshme kryejnë punë të ndryshme dhe këtë lojë  e shohin si një argëtim që i tejkalon muret e mbyllura të zyrës.

Ajo që të bën përshtypje në këtë lojë të re dhe të panjohur në vendin tonë është se  pjesëmarrësit e saj janë nga moshat e profesionet me të ndryshme. Duke sjellë njëri tjetrin e duke mësuar lojën hap pas hapi ata janë bërë si një komunitet i vogël. Madje në mesin e tyre nuk gjejmë vetëm vendas. Një vizitore nga Hong kongu i është bashkuar grupit. Ajo nuk flet shqip, por kjo nuk e pengon që të argëtohet e të përpiqet të fitojë sa më shumë pikë të jetë e mundur. Për kamerën tonë Jah tregon se është shumë e lumtur që gjeti një grup njerëzish që luanin Frisbee, pasi mendonte se një sport i tillë nuk praktikohej në Shqipëri.

Ultimate Frisbee cilësohet unik pasi drejtohet nga lojtarët vetë, madje edhe në nivel të Kampionateve Botërore, kjo sipas një kodi të sjelljes të njohur si "Fryma e lojës". Kjo gjë e vë përgjegjësinë për lojën e drejtë ndaj vetë lojtarëve. Në këtë drejtim, duke luajtur Frisbee, përvoja që përfitohet  është krejtësisht e ndryshme krahasuar me lojërat e tjera. Dhe edhe pse mund të duket e pabesueshme  ky sistem i të gjykuarit të lojës nga vetë lojtarët funksionon.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë