"Të ndryshohet Kushtetuta, KLSH
të kthehet në Gjykatën e Llogarisë" 

të kthehet në Gjykatën e Llogarisë" ">
TIRANE - Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë ka propozuar që në kuadër të ndryshimeve të pritshme në Kushtetutë dhe në vazhdën e reformës në drejtësi, Kontrolli i Lartë i Shtetit të shndërrohet në një Gjykatë Llogarie. Një institucion i tillë, i organizuar si organ kolegjial me vendime të detyrueshme do të bënte të mundur një luftë më efikase me korrupsionin. Gjykata e llogarisë ose e njohur në vendet evropiane si Gjykata e audituesve është organi përgjegjës për kontrollin dhe ndalimin e shpërdorimit të pasurisë, dhe financave publike nga ana e qeverisë dhe pushtetit vendor.
“Duke parë dhe gjithë situatën, Kontrolli i Lartë i Shtetit evidenton problematika, ekzekutivi bën sikur si dëgjon dhe deri në ekzekutim të shumë vendimeve gjyqësore kanë mbetur në mes të rrugës, ndaj është hedhur mendimi që mund të shikohet mundësia e krijimit të një Gjykate të Llogarisë, institucion që e kanë edhe shumë vende të tjera si organ kolegjial me vendime të detyrueshme. Eshtë një nga elementet që do të forconte shumë luftën kundër korrupsionit”, u shpreh ekspertja e së Drejtës Penale, Fatmira Leska.

Ekspertja Fatmira Leska u ndal edhe në rastin e inspektorateve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe atij të Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me gjykatat e gjyqtarët. Leska tha se ky një organ i tillë duhet të jetë ekskluziv për KLD-në.

“Inspektimi i gjykatave do të duhej të kryhej vetëm nga KLSH duke i dhënë fund dualizmit me inspektoratin pranë Ministrisë së Drejtësisë, këtu po ndaloj, është fatkeqësi që në kontrollin e gjyqësorit të kemi akoma brenda tyre ka pasur dhe vazhdon të ketë persona që nuk janë ulur kurrë ndonjëherë nën drejtimin e një seance gjyqësore”, tha Leska.

Në lidhje me piketat e Ministrisë së Drejtësisë për reformën gjyqësore, shoqata ishte në të njëjtën linjë sa i përket zgjedhjes së kryeprokurorit me shumicë të cilësuar, si dhe heqjes së të drejtës së votës në KLD për Presidentin.
 
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen