Të marrësh parasysh rrezikun, të zvogëlosh distancën e sigurisë, dhe të montosh gomat e duhura. Ja disa këshilla për t’ia dalë mbanë edhe në kohë të keqe.
“Pak rrezik, shumë kujdes”, fatkeqësisht nuk mjafton një slogan për të ditur se si të ngasësh makinën në një mot me borë dhe akull që janë situata tipike në stinën e dimrit. Në fakt drejtimi i një makine kur kushtet e aderimit janë shumë të pakta për të mos thënë fare pranë zeros, kërkon disa njohuri më shumë veçanërisht mbi teknikën e ngarjes së makinës. Por jo vetëm kaq.
Gjithçka fillon nga gjendja teknike e gomave, ka një pjesë të vogël të rrugës, në madhësi sa pëllëmba e dorës, për secilën nga katër rrotat që mban lidhjen me tokën e cila i jep makinës tërheqjen dhe frenimin rrotullues.
Këshilla e parë ka të bëjë pikërisht me gomat që duhet të jenë ato të duhurat për të përballuar presionin e fërkimit por duhet patura parasysh se presionit i inflacionit për të rritur sipërfaqen në kontakt me asfaltin dhe uljen e temperaturës e bën vetë reduktimin e presionit. Për të rritur presioni është mirë që në kushtet e një moti me akull dhe borë, të zgjidhen gomat e përshtatshme për këto kushte.
Një tjetër këshillë e rëndësishme është të shihet me kujdes të gjitha rreziqet e mundshme,pasi mes verës dhe dimrit kushtet dhe reagimet e gomave janë shumë të ndryshme ndaj duhet patur kujdes me reduktimin e shpejtësisë sidomos kur ka reshje dhe jeni në një kthesë. Megjithatë kjo nuk është mënyrë e sigurtë e të “shpëtuarit” pasi mund të ndodhë që kushtet e borës apo të akullit të jenë të atilla që të bëjnë të humbasësh kontrollin e mjetit dhe të mos e marrësh dot më atë.
Në kushte normale për të rritur distancën e sigurisë duhet patur parasysh që distanca e frenimit është më e gjatë në borë dhe akull. Si të sillemi në timon në situata të ndryshme tipike e dimrit është subjekt i shumë këshillave praktike që ju japin kur merrni lejen e drejtimit. Të dish si të sillesh në çfarëdolloj situate është një ndihmë e madhe për të udhëtuar gjithmonë të sigurtë.
/Shqiptarja.com