TIRANË - Udhëtimi i përditshëm me autobusët urbanë në kryeqytet vijon të shfaqë probleme. Veç ambientit shpesh herë të rëndë që krijohet si pasojë e tejmbushjes me qytetarë, mbi kapaciteteve që lejon autobusi, janë edhe faturinot të cilët nuk japin biletat.

Një qytetar që ka udhëtuar në linjën e Porcelanit ka denoncuar në redaksinë e Shqiptarja.com këtë fakt. Ai ka sjellë një video ku duket faturino teksa i afrohet udhëtarëve për t’i marrë lekët e biletës, 30 lekë të reja...

Pagesa bëhet por faturino nuk jep asgjë në këmbim, për faktin e thjeshtë se ai nuk mban fare bileta në duar.

Ky nuk është rasti i parë që qytetarët denoncojnë këtë abuzim, ndërsa vetëm pak ditë më parë edhe gazetarët e redaksisë sonë sollën një problematikë të tillë. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)