
Mbrëmjen e djeshme është bombarduar kisha e Shën Porfirit në Gaza, e cila ofroi strehim për 411 persona. Mes tyre ishin 5 anëtarë të stafit të Caritas Jerusalem, së bashku me familjet e tyre.
"Mbrëmë është goditur dhoma ngjitur me kishën e Shën Porfirit në Gaza, e cila ofroi strehim për 411 persona. Mes tyre ishin 5 anëtarë të stafit të Caritas Jerusalem, së bashku me familjet e tyre. Viola, një teknikë laboratorike e Caritas Jerusalem. 26-vjeçarja u vra së bashku me fëmijën dhe bashkëshortin e saj. Mes viktimave është edhe motra e Violës dhe dy fëmijët e saj.Në momentin e shkrimit bilanci është 11 të vdekur, dhjetëra të tjerë të plagosur. Për fat të keq, shifrat pritet të rritet me kalimin e orëve”, kjo është bërë e ditur nga Caritas Jerusalem.
Për këtë ka reaguar edhe mInistri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, shkroi në X (ish-Tëitter), se bombardimi i kishës historike të Shën Porfirit në Gaza, ku u strehuan gra dhe fëmijë, është krimi i fundit i regjimit të aparteidit.
“Sjellja brutale e këtij regjimi të urryer, në përdhosjen e feve dhe në sulmin ndaj trashëgimisë historike dhe kulturore njerëzore është e ngjashme me atë të grupeve terroriste dhe ISIS-it”, shkroi Abdollahian.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Hamasi liron 2 pengje amerikane, një grua dhe vajzën e saj! Izraeli thotë se janë dhe 20 fëmijë! Guterres: Ndihmat duhet të dërgohen shpejt në Gaza








