
Të paktën 17 anëtarë të stafit të agjencisë së ndihmave të Kombeve të Bashkuara në Gaza (UNRWA) janë vrarë në sulmet ajrore izraelite që nga 7 tetori, tha agjencia në një deklaratë të martën.
UNRWA tha se sulmet ajrore izraelite kishin vazhduar në Khan Younis dhe zona të tjera jugore të enklavës. Rreth 1 milion njerëz janë zhvendosur në të gjithë Rripin e Gazës, me gati 400,000 që kërkojnë strehim në objektet e UNRWA-s, tha agjencia, raporton CNN.
Pavarësisht urdhrave të evakuimit të IDF-së, një numër i panjohur i personave të zhvendosur brenda vendit mbeten në shkollat e UNRWA-s në veri, duke shtuar se ajo nuk mund të ndihmojë ose mbrojë më njerëzit në këto zona.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Masakër në Rripin e Gazës, bombardohet spitali! Shëndetësia palestineze: Të paktën 500 të vdekur! Izraeli e Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për sulmin








