Nuk ka 'paqe' në Turqi, pas 'luftës' me zjarret të paktën 27 viktima shënohen nga përmbytjet! Autoritetet: Një tragjedi si kjo nuk është parë në 100 vite

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e shumta dhe rrëshqitjet e dheut që kanë përfshirë Turqinë dy ditët e fundit. Ndërkohë që një person rezulton të jetë ende i zhdukur.

Shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje të dheut në bregdetin e Detit të Zi, ku më të prekurat janë provincat Bartin, Kastamonu, Sinop dhe Samsun. Mijëra shtëpi, disa ura dhe disa makina janë përfshirë nga ujrat.

Të enjten trupat e 15 viktimave u gjetën në Kastamonu, rajoni më i prekur nga përmbytjet. Ndërkohë që mëngjesin e sotëm u gjetën 10 trupa të tjerë. Dy viktimat e tjera u gjetën në Sinop, ndërsa një grua 80-vjeçare u raportua e zhdukur në provincën Bartin. Më shumë se 170 fshatra ngelen pa energji elektrike dhe dhjetëra rrugë fshatrash u bllokuan.

"Kjo është një fatkeqësi , që nuk është parë në 50 ose 100 vjet, tha ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë Bekir Pakdemirli.

Deri më tani 323 persona janë evakuuar në Bartın, 925 në Kastamonu dhe 472 në provincën Sinop.

Ndërkohë, presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka folur me zyrtarët lokalë të zonave të goditura nga përmbytjet përmes telefonit dhe ka siguruar që Turqia po përdor të gjitha mjetet në dispozicion për të ndihmuar njerëzit të rimëkëmben pas përmbytjeve.

Rajoni i Detit të Zi të Turqisë goditet shpesh nga shira të dendur dhe përmbytje të mëdha.

Fatkeqësia erdhi në një kohë që vendi ende lufton për të vënë nën kontroll flakët që kanë prekur vendin prej më shumë se dy javësh.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar