Të paktën 43 të vdekur pas një sulmi kundër një autobusi me shiitë

/ATSH-AFP/ - Një sulm kundër një autobusi që transportonte myslimanë të minoritetit shiit ka shkaktuar të paktën 43 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur sot në metropolin pakistanez të Kaçit, njoftuan autoritetet.
Sipas policisë dhe zyrtarëve të komunitetit shiit, 25 burra dhe 16 gra kanë humbur jetën në këtë sulm të kryer nga disa persona të armatosur në lagjen Safoora Goth. Sipas një bilanci të mëparshëm bëhej fjalë për 41 persona të vdekur.
Bëhet fjalë për sulmin më të përgjakshëm të kryer në vend që prej një atentati që synonte gjithashtu minoritetin shiit duke shkaktuar 60 të vdekur në muajin janar në Skikarpur, qytet i vogël në provincën jugore të Sind.

  • Sondazhi i ditës:

    Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?



×

Lajmi i fundit

Kryetari i PD-së Shkodër: Nuk do të mbështesim Bardh Spahinë për kryebashkiak