Të paktën 8 anëtarë kundër Dukës, dy skenarë për zgjedhjet nesër në shoqatën e Gjirokastrës

Të paktën 8 anëtarë kundër Dukës, dy skenarë për zgjedhjet nesër në shoqatën e Gjirokastrës

Nesër është parashikuar të zhvillohen zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të Futbollit Gjirokastër, për kryetarin dhe delegatët që do të shkojnë në Asamblenë e FSHF-së më 2 mars.

Përfaqësuesit e 8 klubeve janë pozicionuar kundër Armando Dukës për aq kohë sa kanë nënshkruar një kërkesë drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit, me anë të së cilës duan të dinë numrin e delegatëve të shoqatës së tyre, emrat dhe mënyrën se si janë caktuar.

Firmëtarët e dokumentit të noterizuar thonë se nëse ky informacion nuk iu vendoset në dispozicion, do të konsiderojnë cdo mbledhje si të paautorizuar prej tyre dhe rrjedhimisht edhe vendimmarrjen nul.

Mbetet për t’u parë se cfarë do të ndodhë nesër në orën 13:00 kur është thirrur kjo mbledhje. Ka dy skenarë. E para që në momentet e fundit të ketë delegatë të shtuar sic ndodhi në zgjedhjet e Tiranës.

E dyta, që Armando Duka të lerë Gjirokastrën duke pranuar humbjen në mënyrë që të dëshmojë gjasme një proces demokratik zgjedhjesh për kreun e FSHF-së.

Pra të mos ketë një impenjim kaq të madh sic pamë në zgjedhjet e Tiranës, të cilat janë paditur në Gjykatë.

Ajo që është legjitime është fakti se gjithe klubet kryesore të Shoqatës së Gjirokastrës janë kundër farses që mund të tentojë të kryejë FSHF-ja siç ka bërë në gjithë shoqatat deri më tani, ku ka kryer manipulime monstruoze.

Gjë që Duka mund ta bëjë dhe në Gjirokastër dhe gjasat që ai proçes manipulativ që mund të kryehet do shkojë në Gjykatë./TemA

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord