Nesër është parashikuar të zhvillohen zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të Futbollit Gjirokastër, për kryetarin dhe delegatët që do të shkojnë në Asamblenë e FSHF-së më 2 mars.
Përfaqësuesit e 8 klubeve janë pozicionuar kundër Armando Dukës për aq kohë sa kanë nënshkruar një kërkesë drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit, me anë të së cilës duan të dinë numrin e delegatëve të shoqatës së tyre, emrat dhe mënyrën se si janë caktuar.
Firmëtarët e dokumentit të noterizuar thonë se nëse ky informacion nuk iu vendoset në dispozicion, do të konsiderojnë cdo mbledhje si të paautorizuar prej tyre dhe rrjedhimisht edhe vendimmarrjen nul.
Mbetet për t’u parë se cfarë do të ndodhë nesër në orën 13:00 kur është thirrur kjo mbledhje. Ka dy skenarë. E para që në momentet e fundit të ketë delegatë të shtuar sic ndodhi në zgjedhjet e Tiranës.
E dyta, që Armando Duka të lerë Gjirokastrën duke pranuar humbjen në mënyrë që të dëshmojë gjasme një proces demokratik zgjedhjesh për kreun e FSHF-së.
Pra të mos ketë një impenjim kaq të madh sic pamë në zgjedhjet e Tiranës, të cilat janë paditur në Gjykatë.
Ajo që është legjitime është fakti se gjithe klubet kryesore të Shoqatës së Gjirokastrës janë kundër farses që mund të tentojë të kryejë FSHF-ja siç ka bërë në gjithë shoqatat deri më tani, ku ka kryer manipulime monstruoze.
Gjë që Duka mund ta bëjë dhe në Gjirokastër dhe gjasat që ai proçes manipulativ që mund të kryehet do shkojë në Gjykatë./TemA

G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e organizoi Shqipëria finalen e Conference League?
-
Mirë
87.5%
-
Keq
7.3%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 2075
Lajme të tjera
-
Kush e mendonte Tiranën si dje?
26 Maj, 09:01
-
FOTO: Babëzia e sëmurë e Armando Dukës, shet verën dhe vezët e familjes në darkën zyrtare të UEFA-s
25 Maj, 18:45
-
Carlo Bollino: Liri shtypi dhe sport në Shqipëri
25 Maj, 16:39
-
Armand Duka përballet në Gjykatë me Shakohoxhën, merr avokati mbrojtësin e personit që akuzohet se i vendosi tritolin në shtëpi! Gjyqtar i çështjes Agron Zhukri
24 Maj, 14:29
-
Finalja e Conference League bën bashkë Veliajn dhe Dukën, pas përplasjeve për zgjedhjet në FSHF! Prezantojnë për publikun Kupën e finales në Sheshin ‘Skënderbej’
24 Maj, 11:01
-
Duka në Konferencën për Kupën e Botës, e tradhton telefoni duke dëgjuar lajmet për Veliajn
22 Maj, 18:04
-
UEFA ka një njoftim të rëndësishëm për biletat e paautorizuara të finales së Conference League
14 Maj, 18:58
-
Më 25 maj mbahet finalja e Conference League në Tiranë, të gjitha aktivitetet që do zhvillohen në kryeqytet
12 Maj, 22:08
-
Veliaj: S’tërhiqem nga akuzat për Dukën, në Tiranë e fituam betejën për futbollin
11 Maj, 19:15
-
Finalja e Conference League në Tiranë mund te sjellë në Tiranë deri në 90 mijë tifozë
10 Maj, 15:56
-
‘Kryetrafikanti Kokëdhima’, Gjonaj akuza të forta: Ai dhe FSHF më kanë vendosur në trysni për 12 muaj (VIDEO)
9 Maj, 14:27
-
Futbolli i vajzave 4 muaj pa paga, trajnerja: FSHF fsheh të ardhurat! Reagon federata: S'kanë plotësuar dokumentet
7 Maj, 14:10