Të paktën dhjetë të vdekur pas zjarrit në një shtëpi të pleqve në Spanjë

Të paktën dhjetë të vdekur pas zjarrit në një shtëpi të pleqve në Spanjë

Banorët e shtëpisë së pleqve duke u evakuuar pas shpërthimit të zjarrit

SPANJË - Të paktën dhjetë të moshuar kanë vdekur pasi zjarri përfshiu shtëpinë e pleqve në qytetin Villafranka del Ebro, në veri të Spanjës, thanë autoritetet më 15 nëntor.

Zjarri nisi në një nga dhomat, tha zyrtari kryesor në këtë rajon, Fernando Beltran.

Të gjithë viktimat ishin të moshuar që jetonin në rezidencën "Jardines de Villafranca", shtoi ai gjatë një deklarimi për gazetarë.

Zjarri shpërtheu rreth orës 05:00 të 15 nëntorit dhe zjarrfikësve iu deshën rreth dy orë që ta shuanin, tha një zëdhënës i Qeverisë rajonale.

Dy persona janë në gjendje kritike dhe disa të tjerë po marrin trajtim mjekësor, tha kryetarja Volga Ramirez.

Autoritetet po kryejnë hetime për të zbuluar shkakun e zjarrit./ REL

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Biden autorizoi Ukrainën për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, NYT: Frikë nga përgjigja e Putinit

Biden autorizoi Ukrainën për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, NYT: Frikë nga përgjigja e Putinit