/ATSH-AFP/ - Të paktën dy civilë, ku një fëmijë, u vranë sot në mesditë gjatë bombardimeve në bastionin separatist të Donetskut, në lindjen proruse të Ukrainës, sipas burimeve zyrtare.

Dy persona u vranë, ku një fëmijë dhe pesë të tjerë u plagosën", njoftoi ministri i Situatave Urgjente i "Republikës së Donetskut" të vetëshpallur.
Por shumë dëshmitarë në terren flasin për tre të vdekur. "Kam parë tre trupa, një djal të ri, një burr dhe një grua", theksoi një mjek që punon në zonën e bombarduar, pranë aeroportit të Donetskut.

Të paktën dhjetë godina u prekën nga goditjet me raketë të tipit "Grad", konstatuan gazetarët në terren. Një raketë preku çatinë e një klinike kardiologjie, ku kishte pak pacientë të pranishëm. Një tjetër shpërtheu pranë qendrës së urgjencës, ku xhamat u thyen.
Rreth 15 goditje me top ishin dëgjuar në zonën rebele nga gazetarët në terren, rreth 20 minuta para goditjeve me raketa, që më shumë mundësi ishin lëshuar si përgjigje nga ushtria ukrainase.

Aeroporti i Donetskut është prej muajsh teatër i dhunës së luftimeve mes rebelëve prorusë dhe ushtrisë ukrainase, që kërkojnë të kenë kontrollin e tij.
Konflikti i armatosur në lindje të Ukrainës ka bërë më shumë se 4 300 të vdekur që prej fillimit të tij në prill, sipas bilancit të fundit të OKB-së.