Ish-administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani është pyetur mbi drejtuesit e rinj të kuqezinjve gjatë darkës së bamirësisë “Gala Dinner Benefico United”. Galliani ka folur me fjalë të mëdha për Taren dhe Allegrin.

“Zemra ime është gjithmonë me Monzën, aty ku jam lindur dhe me Milanin, ku kam kaluar 31 vite. I pari që përqafova sot ishte Igli Tare”, tha ai.

I pyetur nëse i ka dhënë këshilla Tares për mënyrën si të drejtojë Milanin, Galliani tha se përbëjnë çiftin e duhur për Milanin.

“Mendoj se Tare dhe Max Allegri përbëjnë çiftin e duhur për Milanin. Nuk kanë nevojë për këshillat e mia”, vijoi ai.

80-vjeçari ka qenë administrator i deleguar i Milanit në periudhën 1986-2017 kur skuadra  fitoi plot pesë herë Champions League dhe tetë herë Serinë A italiane.