'Te Partizani punon më qetë se te Tirana', Orges Shehi para derbit: Kam respekt për Fanaticsat

'Te Partizani punon më qetë se te Tirana', Orges Shehi para derbit: Kam respekt për Fanaticsat

Orges Shehi, trajneri i Partizanit

Partizani dhe Tirana luajnë nesër në orën 19:00 në "Air Albania". Java e 24-t e Superligës ka në program derbin e kryeqytetit, me 90 minutëshin që është më shumë se një ndeshje futbolli, të paktën në shkallët e stadiumit.

Përpara këtij dueli të rëndësishëm për mediet foli edhe Orges Shehi. Trajneri i Partizanit vetëm pak muaj më parë ishte pjesë e stolit bardheblu dhe njeh në detaje lojtarët.

Për të kjo është një ndeshje mes dy klubeve rivale, duke mos e kthyer në një duel personal, sa i përket hatërmbetjeve të shkarkimit nga Tirana. Për Shehin klima te Partizani është më e qetë për të punuar.

"Tirana? Nuk mendoj se është sfidë e imja personale. Mendoj se është sfidë mes dy klubeve që kanë rivalitet historik. Kështu që kur kërkojmë nga lojtarët që të mos kenë dozë të madhe emocionale, sigurisht që dhe te ne te stafi do e trajtojmë si ndeshje të rëndësishme, por jo vendimtare.

Në karrierën time kam kaluar shumë derbi. Qëkur isha pjesë e Partizanit si lojtar mund të kenë qenë 10-12 derbi, por edhe 10 të tjera kur isha trajneri i Tiranës. Kështu që ju garantojmë që e kemi atë eksperiencën për t’u mos rrëmbyer nga doza emocionale.

Përgatitjet? Mund ta përmend shumë shkurt, këtu është shumë më qetë se te Tirana.

Gjendja e ekipit? Keko dihet që është mungesë prej javësh dhe nuk është me skuadrën. Maguete është stërvitur këto dy ditë me skuadrën dhe sot është testi përfundimtar për të vendosur nëse mund të jetë nesër apo jo. Por kjo mbetet për t’u parë, gjendja e Bintsukës nuk është optimale.

Ndeshjen me Dinamon e kishim në stol për të qenë pranë skuadrës, por nuk është i gatshëm për ndeshjen. Të tjerët janë normal dhe janë stërvitur. Kam parë në sytë e lojtarëve dëshirë dhe përkushtim për të bërë më mirë në ndeshjen e nesërme.

Tifozët dhe 'përballja' me Fanatics? Unë nuk di që të flas për të tjerët, ose për tifozët e Tiranës. Unë e di që vet kam marrëdhënie korrekte me të gjithë opinionin e futbollit në Shqipëri me të gjitha tifozeritë. Kështu që kam respekt për tifozeritë kudo që janë. Mendoj që nesër do të jetë dhe derbi i tifozëve, sepse dihet se çfarë atmosfere sjellin tifozët. Derbi nuk luhet vetëm për ne, por dhe për tifozët. Kërkojmë të fitojmë gjithmonë ne", tha Shehi.

Pas javës së 23-të, Partizani me 37 pikë mban vendin e dytë, teksa Tirana me 34 pikë vendin e katërt. Egnatia kryeson Superligën me 48 pikë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja