/ ATSH / - Lëvizja vullnetare për pastrimin e mjedisit po zhvillon një tur takimesh me përfaqësues të pushtetit lokal dhe shoqërisë civile për t'i sensibilizuar për rëndësinë e mbajtjes pastër të ambientit.
Takimi i radhës ishte në Elbasan. Për të mundësuar pastrimin e vendit, nëpërmjet aksionit kombëtar vetëm në një ditë do të kërkohet ndihma e qytetarëve, grupeve ambientaliste dhe nxënësve të shkollave.
"Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë" ka rimarrë jetë, kjo edhe për arsye se Shqipëria është klasifikuar si një ndër vendet me të ndotura në rajon.
Më 21 nëntor në të gjithë vendin është parashikuar një aksion masiv për pastrimin e territorit, duke përçuar dhe mesazhin se me pak dëshirë dhe vullnet mund të jetojmë në një shoqëri më të pastër.