Të përjashtuarit nga listat e PD
Xhaferraj: Po merrem me mediat
Deputetët demokratët të cilët nuk janë përfshirë në listat e kandidatëve për garën e 23 qershorit janë në pritje të një përgjigje nga ana e Berishës për përjashtimin e tyre, por dhe kriteret e përdorura për përzgjedhjen e zëvendësuesve të tyre.
TIRANE - Deputetët demokratët që s’janë përfshirë në listat e kandidatëve të PD ndjehen jo vetëm të mënjanuar por dhe të fyer. Pasi s’kanë marrë asnjë shpjegim nga lideri i PD Berisha në lidhje me arësyen e lënies jashtë listave, por dhe kritereve që janë përdorur për të përzgjedhur kandidatët zëvendësues.
Për më tepër që ndjehen të fyer pasi në listat e PD kanë zënë vend dhe 3 deputetë të PS, që sipas tyre, përpos kontributit që dhanë në votimin e ministrave e të shkarkimit të anëtarit të
KQZ përfaqësues të LSI në fund të prillit s’kanë asnjë kontribut tjetër.
Burimet brenda këtij grupi mësohet se më keq e kanë pritur lënien jashtë kandidimit 3 krerët e komisioneve më të rëndësishme parlamentare Ilir Rusmali kryetar i komisionit të Ligjeve, Fatos Beja kryetar i komisionit të Jashtëm e Leonard Demi kryetar i komisionit të Sigurisë.
Por jashtë listës së kandidatëve janë lënë dhe deputetë jo vetëm me kontribute por dhe me mbështetje të gjërë, si Astrit Bushati, Fatos Hoxha, Kreshnik Çipi, Jemin Gjana, Luan Skuqi, Mark Marku, Selami Xhepa, Enkelejd Alibeaj etj. Ku dhe ata janë në pritje të një shpjegimi nga ana e Berishës.
Nga ana tjetër jashtë liste ka mbetur dhe ish-ministri i Kulturës, këshilltar i kryeministrit Ferdinand Xhaferraj, që gjithsesi thotë se është në funksion të fushatës duke mbajtur zyrën e mediave në qarkun e Durrësit, ndërsa deputetët e funksionarët e tjerë, me disa përjashtime janë me pushime dhe s’janë përfshirë në fushatë, në mbështetje të kandidatëve të rinj të përzgjedhur nga Berisha.
I kontaktuar nga gazeta “Shqiptarja.com”, Xhaferraj tha se është në fushatë në Durrës, dhe po merret me mediat. “Nuk kam asnjë koment për listën, as për kriteret, as për profilet e vlerësuara, por aktualisht po kontribuoj në zyrat e mediave në Durrës”, deklaroi dje Xhaferraj. Duke mos preferuar të flasë më gjatë. Mësohet se deputetët jokandidatë do presin dhe pak një shpjegim nga Berisha, për të reaguar më pas.
TË LARGUARIT E PD NGA KANDIDIMI
Adriana Gjonaj
Arenca Trashani
Astrit Bushati
Vath Tabaku
Enkelejd Alibeaj
Fatos Beja
Fatos Hoxha
Gjok Uldedaj
Ramiz Çobaj
Ndriçim Babasi
Ilir Bano
Ilir Rusmali
Jemin Gjana
Kreshnik Çipi
Lajla Përnaska
Ledina Aliolli
Leonard Demi
Luan Skuqi
Mark Marku
Paulina Hoti
Rajmonda Bulku
Rrahim Çota
Selami Xhepa
Sybi Hida
Vasillaq Ngresi
Viktor Gumi
Ylli Lama
Koço Barka
Mehmet Xheka
Ismail Hoxha
Rajmond Hoxha
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 26.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3609
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44