TIRANË - Duke filluar nga muaji i ardhshëm, rreth 23 mijë persona që aktualisht janë në skemë për të përfituar dëmshpërblim nga fondi për ish të përndjekurit, do ta kenë më të lehtë për të mësuar ecurinë e procedurave për dosjet e tyre. Burime zyrtare nga Ministria e Financave kanë njoftuar se projekti për dixhitalizimin e dosjeve për ish-të përndjekurit politikë, që ka nisur në gusht të vitit të shkuar, pritet që të vihet në zbatim në muajin mars. Përmes këtij projekti që pritet të implementohet për herë të parë, të gjithë personat e përfshirë në skemë për të përfituar dëmshpërblim, do të kenë mundësi që nga komoditeti i shtëpisë së tyre, të verifikojnë on-line nëse pagesa është realizuar, ose jo.
/Shqiptarja.com







