Të përndjekurit, zbardhet
projektligji me ndryshimet

Të përndjekurit, zbardhet<br />projektligji me ndryshimet
TIRANË - Gazeta “Shqiptarja.com” ka zbardhur ndryshimet kryesore ligjore që propozohen për trajtimin e ish-të dënuarve të epokës së komunizmit, nga Instituti i Integrimit të ish të Përndjekurve. Sipas draftit, i cili do të paraqitet brenda shtatorit në Qeveri, të internuarit në tela me gjemba (nga 1945-1954) do fillojnë të trajtohen me dëmshpërblim nga viti vijues në përputhje me ligjin në masën 1 mijë lekë dita.

Po ashtu, një prej neneve të tjerë parashikon që të internuarit, të cilët janë gjallë do trajtohen me prioritet në raport me trashëgimtarët (ata që jetojnë do futen te fondi prej 70%, trashëgimtaret e te internuarave tek fondi 30% i buxhetit vjetor). Nga ana tjetër, propozimet për ndryshimet ligjore parashikojnë hapjen e mundësisë së aplikimit për njohjen e statusit të të përndjekurit për kategorinë parësore të ish të dënuarve, duke qenë se aktualisht  aplikimet janë mbyllur që në vitin 2009.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat