Përgjatë datave 21 dhe 23 prill, kreu i qeverisë shqiptare ndodhej në shtetin fqinj, Greqi, ku dhe mori pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit.

Gjatë qëndrimi të tij, Rama zhvilloi një sërë takimesh zyrtare, përfshirë edhe një takim me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, takim i cili erdhi pas një periudhë tensionesh dhe mosmarrëveshjesh të vitit të kaluar.

Megjithatë, përtej axhendës diplomatike dhe shtrëngimeve të shumta të duarve në forum, vëmendje të veçantë ka tërhequr edhe një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle.

Rama nga Forumi Ekonomik i Delfit pati një bisedë me Alexis Papahelas, kryeredaktor i gazetës Kathimerini. Rama foli për disa tema të marrëdhënieve dypalëshe me Greqinë, por edhe për zhvillimet ndërkombëtare. I pyetur se a synon Shqipëria të bëhet një portë hyrëse për gazin në Europë, Rama tha: "Ne kemi shansin për ta patur këtë gjë, miqtë tanë amerikanë janë të interesuar dhe ndihmues për këtë gjë. Jemi shumë të lumtur që po bashkëpunojmë për energjinë që prej disa kohësh edhe me Greqinë."

Çështja e gazit vjen në vëmendje pas një takimi të kryeministrit Edi Rama me ambasadoren amerikane në Athinë, gjatë muajit mars në Tiranë.