Pamje nga Vlora Foto Harilla Koçi
TIRANË, 5 Shkurt/ATSH- I. Vata/-Seancës së sotme të Kuvendi i ka paraprirë një protestë e banorëve të Vlorës që preken nga rruga transballkanike dhe janë mbledhur para Kuvendit për të kundërshtuar menyrën e dëmshpërblimit që ka ndërmarrë qeveria.
Dy ditë më parë, Ministrja e Zhvillimit  Urban, Eglantina Gjermeni u ka bërë thirrje qytetarëve të Vlorës që shpronësohen nga rruga Transballkanike të dorëzojnë dokumentat e pronësisë për t'u shpronësuar. Qytetarët duhet të paraqiten pranë Bashkisë Vlorë me dokumentacioni si vijon; Certifikatën origjinale të pronësisë së objektit, kartelën e pasurisë të lëshuar brenda 72 orëve nga zyra vendore e Regjistrimi të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, hartën treguese të pasurisë, nr, e llogarisë bankare si dhe dokumet indetifikimi. Pas plotësimit të këtij dokumentacioni do të procedohet direk me derdhjen nga dega e thesari të llogarinë bankare të secilit përfitues të shumë me vendimin e Këshillit Ministrave nr 54 të datës 21 janë të vitit 2015.
Po ashtu, Ministrja Gjermeni ka sqaruar se "grupi i dytë janë familjet që posedojnë ndërtime pa leje do të trajdohen me vendim të Këshillit të ministrave nr 58 të datës 21 Janarë 2015 dhe do të përfitojnë pagesat e qirasë për dy vjet, ndërkohë që për vitin 2015 do të përfitojnë menjëherë pagesën e qirasë për 11 muajt e parë të qirasë, si dhe strehimin dhe pagesen mujore të qirase. /y.pa/