Vasil Llajo, deputet i Partisë Socialiste do të drejtojë seancën e parë të Kuvendit deri kur të zgjidhet kryetari i Parlamentit. 67-vjeçari e pranoi këtë rol të përkohshëm, pasi dy deputetët më të moshuar se ai, Sali Berisha dhe Tritan Shehu i Partisë Demokratike, refuzuan ta bëjnë këtë.
Në Kuvend kanë nisur përgatitjet për seancën inauguruese të ditës së premte.
140 deputetët e legjislaturës së 11-të do të hyjnë në Parlament paradite, teksa i mirëpresin rojet ceremoniale dhe himni kombëtar.
Deputeti Llajo do të çelë seancën konstituuese dhe do të ngrihet një komision për verifikimin e mandateve. Ai do të shqyrtojë dosjet e deputetëve të sjella nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, proces ky me natyrë burokratike.
Derisa komisioni të bëjë punën e tij, deputetët e rinj do të largohen dhe do të rikthehen pasdite.
Në pjesën e dytë të seancës plenare, drejtuesi Llajo do të thërrasë një nga një emrat e 140 deputetëve për tu betuar.
Më pas, mazhoranca socialiste do të propozojë emrin për kryetar Kuvendi, i cili gjithsesi do të jetë mësuar një ditë më parë, kur kryesocialisti Edi Rama ta shpallë në mbledhjen e partisë.
Kuvendi do të organizojë një votim të fshehtë me fletë votimi letre dhe kuti, ku votat do të numërohen një nga një.
Komisioni do të shpallë kryetarin e zgjedhur të Kuvendit, dhe në këtë moment, Llajo do t’i lirojë vendin drejtuesit të vërtetë të parlamentit, i cili do të mbajë fjalën zyrtare.
Në të gjitha këto pjesë të seancës plenare të së premtes nuk lejohet debat me opozitën.
Në një seancë tjetër, që parashikohet të jetë të hënën, kryeministri Edi Rama do t’i parashtrojë Kuvendit qeverinë e tij dhe programin qeverisës.
Vetëm pasi parlamenti të votëbesojë kabinetin, ministrat e qeverisë Rama 4, do të shkojnë për dekretim dhe betim tek Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Pas përfundimit të mbledhjes me Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, në orën 09:45 në Pallatin e Kongreseve, ku pritet shpallja e kabinetit të ri qeveritar, kryeministri Edi Rama do të mbajë një takim edhe me grupin e ri parlamentar socialist.
Mbledhja me deputetët e Partisë Socialiste të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, do të zhvillohet po ashtu në Pallatin e Kongreseve. Grupi i ri parlamentar socialist nuk do të mblidhet në kryesinë e Kuvendit, pasi ende nuk janë betuar si ligjvënësit e legjislaturës së ardhshme, proces që do të ndodhë të premten.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se mbledhja në fjalë është parashikuar të mbahet rreth orës 13:00, duke shënuar të parin takim të kryesocialistit dhe kreut të qeverisë, Edi Rama, me 83 deputetët socialistë dalë nga parlamentaret e 11 Majit.
Komente












Rama ka vizion , pasi ka futur emra te rinj dhe moshe e re politike do jete mandat me zhvillim galopant ne infrastrukture dhe cilesi jete ! Besojme nje hap i madh drejt BE
Përgjigju