TIRANË- Në kuadër Samitit të Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë mbahet në Shqipëri, ditën e premte, më datë 6 tetor, në Tiranë, organizohet takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Berlinit. Ky takim do të mbledhë bashkë Ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, shteteve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, përfaqësuesit e BE-së, si dhe organizatat rajonale. Ndërkohë është zbardhur edhe axhenda e samitit.
Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të këtij rajoni në Bashkimin Evropian.
Ai u prezantua në 28 gusht 2014 nga kancelarja gjermane, Angela Merkel. Në kohën kur Bashkimi Evropian po përballej me sfida të shumta dhe zgjerimi i tij ishte pezulluar, Procesi i Berlinit filloi për të ruajtur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, për të mbështetur reformat në vazhdim dhe për të çuar përpara bashkëpunimin ndërmjet vendet të rajonit.
AXHENDA:
9:00 – 09:30 a.m. Mbërritja e krerëve të delegacionëve *Livestream, Mediat zyrtare (pjesë e delegacioneve)
9:30- 10:15 a.m. Hapja e Sesionit I *Vetëm mediat zyrtare të delegacioneve do të mund të kenë akses për disa minuta gjatë fillimit të sesionit.
10:15 – 10:45 a.m. Family photo – Pushim i shkurtër
10:45 a.m. Sesioni II – *Vetëm mediat zyrtare të delegacioneve do të mund të kenë akses për disa minuta gjatë fillimit të sesionit.
12:20 a.m. Mbyllja e takimit
12:30 p.m. Konferencë e Përbashkët për Shtyp – *Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, Ministrja për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi (Media pool, për të gjitha mediat e akredituara – Konferencën e gjeni live në faqen Facebook të Ministrit Hasani dhe në faqen Facebook të MEPJ, përkthim simultan në gjuhën shqipe, angleze dhe gjermane)
12:45 p.m. Dreka
Arritje kryesore të Procesit të Berlinit janë:
Krijimi i Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO),
Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WBCIF)
Krijimi i Korridoreve të gjelbra brenda rajonit dhe korridoreve të gjelbra midis BP dhe vendeve të BE-së,
Marrëveshja Roaming (implementimi filloi me 1 korrik 2021)
Marrëveshja për uljen e tarifave roaming midis BP dhe BE-së (implementimi filloi më 1 tetor 2023)
Tre marrëveshjet e mobilitetit janë arritje të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal në kuadër të procesit të Berlinit